Gruevski: Mbështesim Zaev nëse heq dorë nga platforma shqiptare

517
Do të mjaftonte një shkëndijë për të ndezur zjarrin në Ballkan. Është kjo deklarata e kreut të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski në një intervistë dhënë për gazetën Blic.

“Duket qartë se ka tension të madh në disa vende të rajonit. Do të ishte naive nëse do të përjashtonim ndonjë skenar, por nuk do të lejojmë përshkallëzimin e situatës”, vijoi Gruevski.

Ai foli edhe për platformën shqiptare, duke dekaruar se nëse Zaev do të hiqte dorë prej saj, VMRO do t’i jepte mbështetje të plotë kreut të LSDM.

Maqedonia, tha Gruevski do të jetë një shtet dykombësh me dy gjuhë zyrtare.

Ai dënoi përpjekjet për një Shqipëri të Madhe, ndërsa theksoi se prioritetet strategjike të Maqedonisë janë BE dhe NATO.
Sigal