Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen 3 makina, shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit

68
Sigal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Levan-Vlorë.

Mësohet se tre mjete janë përfshirë në aksident. Dyshohet se shkak i aksidentit kanë qenë reshjet e dendura të breshërit.

Raportohet se rruga është bërë e rrëshkitshme dhe gjithashtu shkak i këtij aksidenti. Për momentin nuk ka raportime për të dëmtuar.

Policia ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.