Prof. Dr. Qemal Lame: Kosova mbron sovranitetin dhe integritetin teritorial

Kosova është Shteti i Ri në Evropë dhe meriton mbështetjen e popullit të saj e bashkësisë ndërkombëtare për tu forcuar e zhvilluar në interes të paqes e sigurisë me Serbinë e gjithë rajonin që tronditet shpesh nga politikat e njëanëshme të superfuqive politike, ekonomike e ushtarake.

Zhvillimet politike në Kosovë tregojnë për përkushtimin në shtetin ligjor, demokracinë funksionale për të gjithë dhe eleminimin e ndikimit të institucionalizuar në mënyrë të paligjshme të pushtetit të Serbisë me strukturat paralele që ka inskenuar në komunat me shumicë serbe. Meriton vlerësim njoftimi i Autoriteteve në Kosovë, më 15.01.2025, se kanë mbyllur të gjitha komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.

Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se nga sot mbyllet kapitulli i institucioneve paralele. “Në Banjë e gjithandej në të gjitha pjesët tjera të Republikës së Kosovës objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, tha në një postim në rrjetet sociale.

Sigal

“Këto institucione paralele kriminale të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, tha ndërkaq ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi.

Vendimi dhe veprimet e kryera në zbatim janë ligjore. Nuk ka qenë e nevojshme të merrej miratimi nga prokuroria ose gjykata. Prokuroria Themelore në Prishtinë tha në orët e pasdites së djeshme, se nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje, meqë nuk pari ndonjë kërkesë zyrtare për këtë çështje.

Partnerët është e nevojshme të vlerësojnë njëlloj Kosovën e Serbinë.

Mbyllja përfundimisht e institucioneve paralele të Serbisë që kanë vepruar pa statusin ligjor të domosdoshëm kushtetues është dëshmi e zbatimit të Kushtetutës, respektimit të ligjshmërisë dhe ushtrimit të pushtetit qëndror kudo dhe ndaj cilitdo shtetas të Kosovës pa dallime apo privilegje nacionale. Qeveria e Kosovës plotëson me këto vendime strategjinë e sovranitetit dhe integritetit teritorial në gjithë vendin. Çdo shtet ka një Kushtetutë, Parlament, Qeveri dhe institucione qëndrore e lokale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre të sovranitetit dhe integritetit teritorial sipas ligjit. Në asnjë shtet sovran nuk lejohen institucione paralele të pakicave kombëtare që dëmtojnë, sabotojnë e minojnë udhëheqien qëndror dhe janë rreziku potencial i pretendimeve të njohura dhe gjithmonë aktuale të shovininizmit e ultranacionalistëve serbë për tu rikthyer dhe ripushtuar përsëri Kosovën. Me këtë analizë e argumentime të shtetit të së drejtës, arrihet edhe në përfundimin se Kosova është e nevojshme të vazhdojë të mbështetet në politikat e saj të brendshme për zhvillimin e vendit në të mirën e gjithë qytetarëve të saj dhe të hspejtimit të proceseve të integrimit në strukturat euroatllantike.

Theksimi i këtyre realiteteve është i domosdoshëm për të kuptuar të vërtetën e shtetit sovran të Kosovës, qëllimet e politikës detabilizuese të Serbisë dhe intersimin e partnerëve ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit. Interesat kombëtare të Kosovës nuk përputhen me ato të Serbisë. Gjeopolitika vepron me objektiva konkrete për të arritur normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve. Ky objektiv mbetet akoma një variant i dëshëruar dhe shumë i vështirë për tu realizuar pa ndryshimin e politikës së ultranacionalizmit serb që nuk është vënë para plotësisht para drejtësisë për gjenocidin shekullor ndaj shqiptarëve. Afrimi i Serbisë dhe integrimi i saj në Bashkimin Evropian është një politikë e drejtë. Edhe kjo nuk arrin të realizohet si dëshërohet pasi Serbia vazhdon politikën e njohur të marrëdhënieve midis Rusinë e Kinën, nga njëra anë, dhe me BE e SHBA nga ana tjetër. Në marëdhëniet e gjeopolitikës së partnerëve perëndimorë me Kosovën e Serbinë ndjehet qartë dhe del përherë e më shumë në plan të parë trajtimi i privilegjuar e deri me përkëdhelje i politikës serbe e presidentit Aleksandër Vuçiç për ta afruar sa më shumë, heshtjes apo dënimit me tone diplomatike i fajësisë flagrante për grupin terrorist në Banjskë dhe aktin terrorit në kanalin e Ulmjanit. Serbia krijon institucione të paligjshme dhe kërkohet me bisedime të imponohet pranimi i tyre me argumentin që të vendoset statusi i tyre në bisedimet për normalizimin!

Është fakt se kanë kaluar afro 26 vjet nga Lufta në Kosovë dhe akoma Serbia nuk pranon dhe nuk do të njohi pavarësinë e saj, pasi qëllimi strategjik është rikthimi. Për këtë arësye, Serbia ndryshoi Kushtetutën në vitin 2006 duke e bërë Kosovën pjesë të njësisë së saj teritoriale. Për këtë arësye, Serbia bëri ripopullimin e Veriut të Kosovës me Kolonë të rinj të mbledhur nga shtetet e ish Jugosllavisë, vendosi ilegalisht strukturat paralele, emërimi nga Beogradi i një kryetari të autoritetit të përkohshëm të qytetit të Prishtinës.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve kanë ndikuar në mënjanimin e tensionimeve moslejimin e daljes nga kontrolli të pretendimeve serbe e të ngjarjeve të rënda të shkaktuara me paramendim dhe të organizuara në fshehtësi nga Beogradi. Disa marrëveshje si ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe janë pranuar nga qeveritë e mëparëshme të Kosovës nën presion dhe janë bërë lëshime në nderim të kontributit që kanë dhën partnerët ndërkombëtarë për Kosovës. Koha tregoi se ajo marrëveshje ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe mbeti pa fuqi. Marrëveshja për asociacionin kërkohet të hartohet sipas ligjeve të Kosovës dhe të drejtës ndërkombëtare.

Partnerët ndërkombëtarë kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Pranimi dhe zbatimi i saj i plotë, pa bërë veçime për ti dhënë përparësi asociacionit, plotëson kërkesën e Beogradit, institucionalizohet padrejtësisht pushteti faktikisht i Serbisë në Kosovë deri edhe me shkëputjen e Veriut të Kosovës dhe minon marrëveshjen bazë pasi nuk do të arrihet normalizimi. Serbia do të vazhdojë të rikthehet të Kosovë, nuk do të integrohet tërësisht në strukturat euroatllantike dhe do të vazhdojë të ruajë përparësinë në marrëdhëniet me Rusinë e Kinën edhe nëse do të mendohet që të bëhen lëshime që Serbia të marri Veriun e Kosovës pa u bërë shkëmbime teritoriale me ato të Luginës së Preshevës.

Interesat e kundërta të superfuqive dhe gjeopolitika që po vepron aktivisht me Luftën në Ukrainë, pushtimin e më shumë se 25 për qind të teritorit e njohjes së tyre nën Rusinë, janë inkurajim edhe për ultranacionalistët serbë. Situatë jo e favorshme janë edhe isteresat strategjike të sigurisë së SHBA me kërkesat e qëllimet e deklaruara nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump për bashkimin me Kanadanë si shtet i 51-të, blerjen apo marrjen ushtarakisht të Greonladës, pa miratimin e Danimarkës e popullit groelandez, rimarrja e kanalit të Panamasë.

Qeveria e Serbisë dhe ultranacionalistët serbë të pranojnë të zbatohen të njejtat standarte të shtetit të së drejtës dhe të lirive që gëzojnë serbët në Kosovë, në krahasim me shqiptarët në trojet e tyre në Luginën e Preshevës, Medgjevës, Bujanovsit e gjithë Sanxhakut. Kosova dhe Shqipëria është e nevojshme sipas detyrimeve kushtetuese të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve dhe të kërkojnë trajtime të njejta nga Serbia si dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Serbia ka për detyrë sipas të drejtës ndërkombëtare të sqarojë fatin e më shumë se 1600 viktimave shqiptarë të masakrave serve gjatë Luftës në Kosovë. Përgjegjësia për maskrën është politike. Ndjesa zyrtare dhe gjetja e eshtrave e nderimi i tyre është detyrim human i Kuvendit, Qeverisë, Presidentit dhe gjithë popullit serb.

Politika evropiane e disa shteteve kërkohet të vlerësojë konkretisht Kosovën, të realizohet njohja nga pesë shtetet që hezitojnë. BE të vendosi për hapjen e bisedimeve për asociimin, pasi ka 2 vjet që mban pa përgjithe kërkesën e Qeverisë së Kosovës. Këshilli i Evropës të proanojë Kosovën, pasi ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe në fund njohu edhe dhënien e pronësisë manastirit të Deçanit që kishte pretenduar Qeveria dhe Kisha Ortodokse e Serbisë.