– Duke mobilizuar shtetin për të sulmuar opozitën, në 12 vjetë me radhë është arritur në një situatë politike e shoqërore katastrofë.
– Nga dhunimi dhe deformimi i votës dhe zgjedhjeve kanë buruar të gjitha institucionet klanore dhe inkopetente.
– Nuk ka shqiptarë, që nuk është dëmtuar që mund ta harrojë “Open Ballkanin” që ka shkretuar bujqësinë, blegtorinë punësimin dhe prodhimet shqiptare.
– Balta dhe banaliteti mbi opozitën dhe Sali Berishën, vetëm po zgjon edhe më shumë reagimin qytetar e mbarë popullor ndaj qeverisjes së korruptuar e mashtruese.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Edi Rama është një ndër protagonistët e Dhjetorit `90. Sigurisht pas Sali Berishës. Ai ka marrë pjesë aktive në ngjarjet që përgatitën rrëzimin e sistemit komunist, por ka munguar pikërisht atë ditë kur nisi lëvizja studentore për rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor 1990. Vara-vingot në 25 vite karrierë politikë të Edi Ramës, që nga Lëvizja Studentore e deri tek posti i kryetarit të PS-së tashme kanë sjellë shumë diskutime. Kjo për vetë faktin, sepse ai po përgatitet për mandatin e katërt e pabesueshme në Evropë. Përplasjet e tij me Berishën dhe ish-krerët e PPSH-së kanë bërë që ai të drejtojë PS me dorë të hekurt. Flitet për shumë suksese, por edhe dështime gjatë qeverisjes së tij. Por shumë analistë thonë se qëndrimi i gjatë në pushtet i Ramës ka ardhur vetëm, sepse ka ditur të luftojë dhe të fajësojë Berishën për dështimet e tij. Si qëndron e vërteta? Ja si përgjigjet prof. Lush Susaj!

-Edi Rama nën siglën e PS po vazhdon mandatin e tretë dhe mendon për atë të katërtin. Një nga pikat e fushatës së tij është që çdo dështim e adreson tek lideri PD, Sali Berisha. Cili është mendimi juaj për sloganin e Ramës “Fajin e ka Saliu” në çdo fushatë për zgjedhjet parlamentare?
Fajin real e ka dhunimi i votës, nga ku lindi monizmi, shkrirja e shtetit me partinë. Gazetari i nderuar Milaim Zeka, në një reagim të datës 7 qershor 2023 ka shkruar se: “A e kuptoni o shqiptarë se lufta ndaj Sali Berishës nuk është luftë ndaj individit Sali Berisha, por është luftë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës për të favorizuar mbretërimin mafioz të Edi Ramës për interesa edhe të Serbisë së Vuçiçit?A nuk e keni parë që asnjë nga grupi i Vulës nuk konteston farsën e 14 Majit, por vetëm se fajësojnë Sali Berishën për gjendjen ku opozita është sot!? Asnjë iluzion se ata do tërheqin dorë nga misioni i tyre për shkallmimin dhe shkërmoqjen e PD-së”. Shqiptarët kudo që janë, pa dallime krahinore, fetare e as politike, duhet të kuptojnë që askush nga pseudosocialistët që sot e 12 vite (2013-2025) po flasin dhe po veprojnë duke u fshehur nën emrin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, nuk e ka patur dhe as nuk e kanë hallin dhe as problemin me qytetarin Sali Berisha, dhe as me tarafin dhe familjen e tij.
Përkundrazi, është një përdorim politik i tepruar, që synon demonizimin, bullizimin, përgojimin dhe fajësimin për çdo gjë të opozitës dhe të kryetarit të saj Sali Berisha, pa e kuptuar që balta dhe banaliteti mbi opozitën dhe Sali Berishën, vetëm do të zgjojë edhe më shumë reagimin qytetar e mbarë popullorë ndaj qeverisjes së korruptuar e mashtruese.
Ndërsa dëmi më i madh qëndron në dhunimin dhe vrasjen e votës së lirë dhe vdekjen e zgjedhjeve pluraliste, realizuar nga një luftë politike e pabarabartë për shkak të përdorimit total të shtetit dhe administratës në shërbim të deformimit të vullnetit dhe votës së qytetarëve. Nga dhunimi dhe deformimi i votës dhe zgjedhjeve kanë buruar të gjitha institucionet klanore dhe inkopetente, e që kurrë nuk bënë kombëtare, as gjithpërfshirëse, as integruese e as përfaqësuese.

Duke mobilizuar shtetin për të sulmuar opozitën, në 12 vjetë me radhë është arritur në një situatë politike e shoqërore katastrofë për fatet e kombit dhe shtetit shqiptar, ku vëndin e pluralizmit e ka uzurpuar partia shtet, ku demokracinë e ka mbytur brutaliteti dhe banditizmi politik, e ku dijen dhe kulturën e ka spostuar taraf nepotikë e kriminal i klaneve të korrupsionit dhe hajnisë në ekonomi.
Ndërsa dëmi më i madh qëndron në dhunimin dhe vrasjen e votës së lirë dhe vdekjen e zgjedhjeve pluraliste, realizuar nga një luftë politike e pabarabartë për shkak të përdorimit total të shtetit dhe administratës në shërbim të deformimit të vullnetit dhe votës së qytetarëve. Nga dhunimi dhe deformimi i votës dhe zgjedhjeve kanë buruar të gjitha institucionet klanore dhe inkopetente, e që kurrë nuk bënë kombëtare, as gjithpërfshirëse, as integruese e as përfaqësuese.

Fajin real e ka dhunimi i votës, nga ku lindi monizmi, shkrirja e shtetit me partinë
Dëmi më i madh qëndron në dhunimin dhe vrasjen e votës së lirë dhe vdekjen e zgjedhjeve pluraliste.
Fajin nuk e ka Saliu as nacionalizmi, por, kombi po ndërgjegjësohet dhe do të reagojë.
Tezat e memorandumit “Dëbimi i Shqiptarëve” ushqehen nga qeveriSja moniste.
Akademiku dhe politikani serb Vasa Çubrilloviç dhe memorandumi me titull “Dëbimi i Shqiptarëve”
Në këtë mënyrë, politika moniste e klanore, krahinore, e krruptuar dhe frikshëm e kriminalizuar, duket që çdo ditë e më shumë po e zvarritë dhe tërheq shoqërinë dhe vëndin drejt konfliktualitetit, nga ku mund të dalin të fituar vetëm armiqtë e Shqipërisë dhe Kosovës.
Përtej sofizmit dhe demagogjisë qeveritare, e vërteta që populli sheh, kupton dhe di është se jeta e mirë, apo e keqe e qytetarëve, e nxënësve, e studentëve, e fermerëve, e profesionistëve, e pensionistëve, e ushtarakëve, etj., nuk matet me tunelet as me rrugët e ndërtuara me mbi 10 fishin e çmimit korruptiv, as me lajket e fejzbukut të ministrave dhe drejtorëve mediokër, etj., jeta reale është ajo që po prekin dhe jetojnë çdo ditë shqiptarët, është një jetë e varfër deri në mizerie, një jetë pa punë, pa drejtësi, pa arsimim dhe pa asnjë siguri për të ardhmën.
Monizmi, përveç mizerjes shoqërore e politike, nuk ka dhe nuk mund të ketë produkt tjetër.
Jeta e mirë, apo e keqe nuk matet as me tullat dhe muret e ftohta e të larta të kullave dhe ndërtimeve pa kriter, me burime financiare të dyshimta, e mbi çdo hapësirë të qytetarëve, ekstremistë dhunuar e të shpallur të jashtëligjshëm në vëndin e tyre.
Pseudosocialistët, në vënd që të përmbahën e të gjykojnë bëmat e tyre, duket që po tregohen aq fudullë, të pangopur, krahinorë e antishqiptarë, saqë kanë harruar faktin që Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, ku askush nuk ta shet, as nuk ta fal, e ku askush nuk ta harron poshtërsinë, mashtrimin e as hajninë.

Gjithë këtë situate shtetërore e politike mbi popullin shqiptarë, nuk e ka kryer Sali Berisha, i tërhequr nga politika dhe funksionet administrative që në vitin 2013, e që pseudosocialistët u kujtuan për të vetëm pas zgjedhjeve të dhunuara e të vjedhura të vitit 2021, nga ku është arritur edhe kriminalizimi, polarizimi dhe përçarja më e madhe e shtetit, kombit dhe shoqërisë.
Të gjendur përballë situatës monstruoze që ka shkaktuar krimi dhe korrupsioni shtetërorë e politikë në ekonomi, demografi, arsim, shkencë, kulturë, etj, pseudo socialistët kanë gjetur fjalët dhe rrugën më të gabuar, vetëdiskreditimin përmes shfajësimit me shprehjen se “fajin e ka Berisha”, që në këto 12 vite të shpopullimit masiv nuk ka qeverisuar as edhe një ditë.

-Pra si do ta përkufizoje ma pak fjalë termin “Fajin e ka Saliu” dhe fitoret e Ramës në zgjedhjet parlamentare? A kanë bazë të shëndoshë këto tri fjalë?
Fajin nuk e ka Saliu as nacionalizmi, por kombi po ndërgjegjësohet dhe do të reagojë.
Përtej sofistikës së rilindjes, e vërteta që po kuptohet e po diskutohet kudo në popull është qëndrimi kritik dhe neveria ndaj propagandës përçarëse, manipulative e dehumanizuese.
Propaganda me shprehjen “fajin e ka Saliu”, duket që është bërë dhe po intensifikohet për të demotivuar, mënjanuar, përjashtuar, mërzitur dhe dëbuar të gjithë intelektualët dhe familjet nacionaliste të malsive të Shqipërisë, e të Gegnisë në veçanti. Po bëjnë njëlloj sikurse bënte edhe diktatori komunist Enver Hoxha, e cili erdhi në pushtet dhe sundoi sipas mësimeve të Vasa Çubrloviçit. Sikurse të gjithë e kemi parë dhe mësuar, në diktaturën e Enverit, kudo në krye të institucioneve dhe administratës, janë afruar e lartësuar takëmi i ulët i injorantëve dhe puthadorëve të partisë. Njëlloj si në diktaturën komuniste, janë katapultuar e zgjedhur njerëz pa dije, pa kulturë profesionale, pa traditë, të verbër, e që duke u përdorur hapur nga partia shtet, vetëm po varfërojnë, kafshojnë e dëbojnë pa dallim e në masë gegët, toskët, malsorët, fusharakët, popullin mbarë. Nuk po kursejnë as rrënimin ekonomik dhe fermerëve të Devollit dhe Myzeqesë, që është shënja më e çartë e ditës së kiametit të një qeverisje kakistokratike, varfëruese e antishqiptare.
Pseudosocialistët, në vënd që të përmbahen e të gjykojnë bëmat e tyre, duket që po tregohen aq fudullë, të pangopur, krahinorë e antishqiptarë, saqe kanë harruar faktin që Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, ku askush nuk ta shet, as nuk ta fal, e ku askush nuk ta harron poshtërsinë, mashtrimin e as hajninë.
Nuk ka shqiptar që nuk është dëmtuar, që mund ta harrojë “Open Ballkanin” që ka shkretuar bujqësinë, blegtorinë punësimin dhe prodhimet shqiptare, sikurse aktualisht që po flasim po falimenton dhe dëbon ditën për diellë edhe fermerët e Devollit, Maliqit dhe Myzeqesë.
Kjo lëvizje dhe propagandë e verbër, nuk ka për autorë Sali Berishën, as malsorët, as labët, as fusharakët, as demokratët dhe as socialistët e mashtruar e të shpërdoruar, sepse në dukje shqiptarët po mashtrohen, varfërohën dhe dëbohen nën emrin dhe qeverisjes socialiste.
Çdo shqiptarë po e kupton që dëbimi masiv i shqiptarëve përmes padrejtësive dhe mizerjes ekonomike e politike, nuk është i rastësishëm dhe nuk i shërben çështjes shqiptare në Ballkan.
-Të ndalemi pak tek memorandumi me titull “Dëbimi i Shqiptarëve”, hartuar nga akademiku dhe politikani serb Vasa Çubrilloviç. Çfarë përfaqëson ky memorandum? Kush është qëllimi i tij dhe çfarë e lidh me politikën e sotme shqiptare?

Tezat e memorandumit “Dëbimi i Shqiptarëve” ushqehen nga qeverisja moniste
Nuk besoj që ka shqiptarë që nuk e ka lexuar e kuptuar thelbin dhe qëllimin e memorandumit me titull “Dëbimi i Shqiptarëve”, hartuar nga akademiku dhe politikani serb Vasa Çubrilloviç, që në vitin 1937, kundër interesave politike të Shqipërisë dhe botës shqiptare në rajon. Në këtë material (memorandum), kushdo mund të lexojë e kuptojë mënyrën, njerëzit dhe shkakun e instalimit të Diktaturës Komuniste me madein Enverat e Miladinat në Shqipëri, dhe pasojat e ringjalljes dhe riaktivizimit të diktaturave dhe embrioneve komuniste, që sjellin fatkeqësi të tilla sikurse janë Open Ballkani, mungesa e mbështetjes reale për Kosovën, shpopullimin, etj.
Për lexuesit, rikujtoj faktin që në këtë platformë, Çubrilloviçi propozon mënyrat dhe mjetet e pastrimit etnik. Akademiku serb këshillon që e vetmja mënyrë efektive, është “shpopullimi masiv i arnautëve”, dëbimi masiv duke përdorur mjetet e trysnisë, frikës dhe varfërisë.
Sjell ndërmënd se memorandumi antishqiptarë i Çubrilloviçit, parashikonte ato masa që realisht janë zbatuar gjatë qeverisjeve moniste e diktatoriale në Shqipëri dhe Kosovë.
Qeverisjet e Serbisë rezulton që kanë punuar me plan dhe në shërbim të ekonomisë dhe përparimit të popullit të tyre, ndërsa e kundërta ka ndodhur me politikën dhe qeverisjet e shqiptarve. Për këtë, le të gjykojmë mbi tre direktiva, që jep memorandumi i Çubrilloviçit.
Memorandumi këshillon “Krijimin e Psikozës”, ku shkruhet se kushti i parë i trysnisë për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre është krijimi i psikozës.Së pari duhen gjetur agjitatorë, të cilët do të agjitojnë për shpërngulje, duke e bërë për vete klerin shqiptar dhe njerëzit me ndikim të parisë, ose me para, ose duke i kanosur. Mjafton vetëm pak vëmendje për të kuptuar që falimentimi i fermerëve dhe boshatisja e fshatrave shqiptare, po bëhet përmes korupsionit dhe psikozës për të mos e mbjellur tokën, sepse prodhimet përfundojnë të kalbura në kanal, e populli do të konsumojë prodhimet nga rajoni. Nuk është aspak rastësi shkatërrimi i bujqësisë dhe shërbimit bujqësorë, apo i ekspertizës dhe botës akademike dhe universitare, tashmë të mënjanuar e të zëvendësuar nga servilat, patronazhistët dhe nihilistët e partisë.
Çunrilloviçi udhëzonte atë që ai e quante“Trysnia e Aparatit Shtetëror”, sipas të cilit shteti duhet t’i tendosë e shfrytëzojë ligjet deri në skajshmëri, në mënyrë që “më tepër ta vështirësojë ekzistencën e arnautëve tek ne”.
Mjafton vetëm pak vëmendje për të kuptuar që falimentimi i fermerëve dhe boshatisja e fshatrave shqiptare, po bëhet përmes korupsionit dhe psikozës për të mos e mbjellur tokën, sepse prodhimet përfundojnë të kalbura në kanal, e populli do të konsumojë prodhimet nga rajoni. Nuk është aspak rastësi shkatërrimi i bujqësisë dhe shërbimit bujqësorë, apo i ekspertizës dhe botës akademike dhe universitare, tashmë të mënjanuar e të zevendësuar nga servilat, patronazhistët dhe nihilistët e partisë.

Për këtë qëllim, ai i propozonte qeverisë jugosllave që: “sa më shumë gjoba, burgosje, zbatim të pamëshirshëm të të gjitha rregullave policore, dënim të kontrabandës, dënim për prerjen e pyjeve, ndërsimin e qenve, punë angarie dhe çfarëdo mjeti tjetër që mund t’i përdorë një polici praktike, etj”. Është koha që të kujtoni e të gjykoni me ndërgjegje dhe objektivitet mbi përmasat e arbitraritetit dhe dhunës policore dhe administrative të këtyre 12 viteve, mbi popullin shqiptarë.
Së treti, Çubrilloviqi propozonte edhe “Trysninë Ekonomike”. Me të tilla masa, si:“mospranimi i tapive të vjetra; pezullimi i punës së kadastrave; caktimi i pamëshirshëm i tatimeve; sekuestrimi i kullotave; heqja e koncesioneve, e lejeve të punës; largimi nga shërbimi shtetëror, nga shërbimi privat dhe nga ai vetqeverisës”, kështu dëboheshin shqiptarët.
Për ta përmbyllur me një lutje të sinqertë për çdo shqiptarë, që sa më shpejtë të mund të gjykoni e të mendoni për të ardhmen e shtetit dhe të familjes tuaj.
Mjaft jeni mashtruar e përçarë, mjaftojnë 34 vite (1991-2025) marri dhe ngatërresa mes vetit, pikë për pike sipas platformës së Akademisë së Serbisë, e kundra Kosovës dhe Shqipërisë.
Është koha që të mendojmë dhe të votojmë për shtetin dhe integrimin real të kombit shqiptarë, moment më të mirë se ky për reagim, bashkëpunim dhe ndryshim, nuk besoj që mund të ketë.























