Marine Le Pen nis vizitën në Rusi, do kërkojë fonde për fushatën

448
Kandidatja presidenciale e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, ka nisur një vizitë zyrtare në Rusi ku do të takohet me antarët e parlamentit rus.

Ajo ka parashikuar diskutime me një sërë deputetësh, ndersa eshte pritur në zyrë edhe nga Presidenti, Vladimir Putin.

Le Pen ka mbështetur idenë e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë si dhe njohjen e ngjarjeve në Krime si diçka legjitime.

Vizita e saj në Rusi është e katërta që prej vitit 2011 dhe vjen kur duhen më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Le Pen është parë si favorite pë të fituar raundin e parë të këtij proçesi elektoral, por parashikohet të humbasë në raundin e dytë përballë centristit Emanuel Macron.

Gjatë vizitës së saj në Rusi, raportohet se Le Pen do të kërkojë të ngrejë edhe fonde për financimin e fushatës së saj.
Sigal