Ylli Meçe: E morën Shqipërinë më pak se 1 milionë banorë dhe me politikën demografike e çuan për 4 dekada në 3, 9 milionë banorë.

Intervistë me vetveten për Enver Hoxhën.. !

 

Atëherë e morën Shqipërinë më pak se 1 milonë banorë dhe me politikën demografike që ndoqën e çuan për 4 dekada deri në 3,9 milionë banorë teksa, sot më shumë se gjysma e popullsisë është larguar nga Mëmëdheu i vet, si rezultat i politikës antikombëtare që gëzon vetëm armiqtë që kemi përrreth, të cilët kështu na dëshirojnë deri sa të shuhemi apo të asimilohemi tërësisht si rracë, pra vrej se Enveri nuk paska gabuar teksa ua përplaste në fytyrë të gjithë atyre që u kullonin jargët e helmëta të ëndrrave të tyre shoviniste.

Sigal

Shpesh herë pyes veten:- Në periudha të ndryshme historike , madje në çdo lloj epoke popujt me veprimtarinë e tyre janë krijuesit e historisë , teksa individët udhëheqësa brenda për brenda këtyre situatave luajnë ose rol pozitiv ose negativ, kur u kundërvihen interesave të popullit…pra në të gjithë periudhën historike qysh prej formimit të PKSH-së e deri në ditët e fundit të jetës së tij E. Hoxha luajti rol pozitiv apo negativ ?! Për dikë mund të jetë dilemë, dikush tjetër do më anatemonte e mallkonte gjer në qiell, por për mua Enveri si individ a pati dhe a bëri gabime gjatë kësaj periudhe gati gjysëm shekullore apo jo në historinë e popullit tonë? Natyrisht që unë nuk mund të jap përkufizime filozofike, por si bashkëjetues i asaj periudhe them se , analiza që i duhet bërë figurës së E. Hoxhës domosdoshmërisht duhet të lidhet me rrugën e përshkuar të popullit tonë gjatë gjithë dekadave kur në pushtet rolin udhëheqës e kishte PKSH-ja e më vonë PPSH-ja. Pra, analiza fillon jo me individin si Enver, por me rolin që luajti PKSH gjatë dy periudhave historike – a) Atë të luftes Nac-Çlirimtare dhe – b) Rruga që ndoqi për ndërtimin e socializmit. Në rastin e parë, pra, atë të rolit të PKSH-se në luftën për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, pyesim se çfarë bëri PKSH-ja bashkë me Enverin në teori e praktikë për organizimin, drejtimin dhe kurorëzimin e kësaj lufte deri në fitoren përfundimtare. Duhet theksuar se PKSH-në nuk e formoi Enveri si një individ i vetëm dhe i shkëputur nga konteksi historik i asaj periudhe, por ishte një domosdoshmëri historike krijimi i një reparti të tillë pararojë për të realizuar misionin e vet të lirisë pavarsisë së vendit duke e mobilizuar popullin dhe gjithë shtresat e tij pa dallim feje, krahine dhe ideje për t’i dalë zot fateve të Atdheut. Nuk e formoi Enveri PKSH-në, sepse idetë komuniste ishin futur në Shqipëri qysh më parë me anë të Ali Kelmendit, i cili zbatonte direktivat e KOMITERN-it (Komiteti internacional i Partive komuniste) dhe Enveri nuk bëri gjë tjetër veçse, me largpamësinë dhe nismën e tij, bashkoi grupet komuniste, luftoi fraksionizmin dhe pikëpamjet e gabuara të tyre e mbi këtë bazë me elementët më të mirë të këtyre grupeve bashkërisht punuan për formimin e PKSH-se. Ishte pikërisht kjo PKSH, e cila e bazuar në traditat luftarake të popullit tonë për liri e pavarësi kombëtare bëri realitet çlirimin e Atdheut dhe nëse kjo parti nuk do t’i kishte rrënjët në popull apo të udhëhiqej nga elementë të lëkundur, gjysëm feudalë borgjezë e mikro-borgjezë, sigurisht që do përfundonin si pseudo-nacionalistët që do e donin atdheun, por nën pushtimin fashist, sikurse bëri “Balli Kombëtar”. Pra e gjithë periudha e LANÇ u karakterizua nga roli udhëheqës i PKSH-së në të gjitha formacionet partizane që nga çetat e para si ajo e Babë Lymit e Dibrës së H. Lleshit e deri në formacionet më të mëdha të krijimit të brigatave sulmuese dhe në fund të divizioneve partizane që na çuan në 29 Nëndorin e lavdishëm të vitit 1944, që u kurorëzua me çlirimin e plotë të Shqipërisë nga fashizmi. A veproi mirë Enveri me shokë që çliruan Mëmëdhenë ? Unë them se po, Enveri me shokë dhe me ata 28 mijë dëshmorë, që vaditën me gjakun e tyre këtë tokë vepruan në mënyrë të shkëlqyer. Historia ka një veçanti, që atë mund ta plagosësh shumë, shumë rëndë me fallsifikime, por ama kurrën e kurrës nuk e varros dot. Epopeja e Luftës Nacional- Çlirimtare ngelet e do të ngelet në shekuj të shekujve si faqja më e lavdishme e popullit shqiptar dhe bijve të tij të ushëhequra nga PKSH-ja dhe E. Hoxha. Kukuvajkat që i pat dënuar historia dhe gjithë opinioni botëror përparimtar le të çjerrin faqet e të qajnë tërë kohën. Ata morën vulën e tradhëtisë, vulë kjo me të cilën dhe ata i ka damkosur historia e që do e kenë në kurriz tërë kohën. Kështu që në parim rezulton se E. Hoxha dhe PKSH-ja që ai drejtoi gjatë luftës kanë vepruar në interes të popullit dhe të Shqipërisë.

Ajo që u bë gangrene, e cila shkatërroi dhe marëdhëniet socialiste të gjithë vendeve të kësaj bashkësie ishte pikërisht revizionizmi, i cili manifestohej me mënyrën burokrate të drejtimit. Burokratizmi apo individi burokrat dhe pse mund të ketë triskën e komunistit, ka si të veçantë se karakterizohet nga mënyra borgjeze e mendimit dhe drejtimit e i prirur drejt karrierizmit, veçse nuk e deklaron hapur këtë rrugë, por përkundrazi maskohet me frazeologji komuniste

PO MBAS LUFTE ?!

Periudha e dytë lidhet me vazhdimsinë e misionit historik që PKSH-ja i pat caktuar vetes sigurisht dhe me misionin statutor të saj për të udhëhequr popullin jo vetëm në çlirimin dhe rindërtimin e vendit, por dhe mbi ç’baza do të ngriheshin mardhëniet e reja ekonomiko – shoqërore? Dhe PKSH-ja e filloi me “Reformën Agrare” e jo vetëm si një ëndërr, e projektuar qysh gjatë lufte si premtim për popullin fukaara por dhe si një kërkesë të domosdoshme të popullit tone, i cili vuante shtypjen dhe shfrytëzimin e feudalëve dhe gjysëmfeudalëve me tendenca borgjezie. PKSH-ja me E. Hoxhën e mbajtën fjalën. Shpronësimet e mëdha që ju bënë bejlerëve dhe agallarëve, por dhe shtetëzimi i pasurive që qeveritë qysh nga koha e A. Zogut dhe deri te ato kolaboracioniste jua u kishin shiturë apo dhënë me koncension të huajve. U vunë në shërbim të popullit. Rindërtimi i vendit nga plagët e luftës u shoqërua dhe me presionin që na bënin të ashtuquajturit ”miq jugosllavë”, apo dhe me presionin Anglo- Amerikan për të ndërhyrë në punët tona të brendshme e deri te Titua ,i cili hapur fare kërkonte të fuste divizionet e veta ( nën maskën e një rreziku të ndërhyrjes nga ana e monarkofashistëve grekë ) për ta bërë Shqipërinë si Republikë të shtatë …të endrrës së tij të vjetër të “Konfederatës Ballkanike”, por që hasi në kundërshtimin e PKSH-se dhe të E.Hoxhës, pikërisht të asaj Partie që e morën Shqipërinë më pak se 1 milonë banorë dhe me politikën demografike që ndoqën e çuan për 4 dekada deri në 3,9 miljonë banorë teksa , sot më shumë se gjysma e popullsisë është larguar nga Mëmëdheu i vet, si rezultat i politikës antikombetare që gëzon vetëm armiqtë që kemi përreth, të cilët kështu na dëshirojnë deri sa të shuhemi apo të asimilohemi tërësisht si rracë, pra vërej se Enveri nuk paska gabuar teksa ua përplaste në fytyrë të gjithë atyre që u kullonin jargët e helmëta të endrrave të tyre shoviniste. Në pak kohë madje tejet rekord E. Hoxha me shokët e tij dhe popullin e vet heroik, ndërtuan një ushtri moderne dhe askush nuk guxonte të ndërhynte, apo të na kërcënonte e nëse do të ndodhte ata do të përballeshin me krenarinë, dinjitetin e të qenurit shqiptar e që ky emër rrjedh nga shqipet e malit. Enveri me shokët e tij, do tjua u përplaste në surrat endërrat e armiqve duke deklaruar se… “kanë perënduar ato kohëra kur të tjerët vendosnin apo luanin me fatin e shqiptarëve” duke i paralajmeruar armiqtë që kishim për -rreth: “ Mos luani me zjarrin, sepse po u nxeh shqiptari merr flakë e zjarr edhe stërralli”! Vallë të kish gabuar partia dhe Enveri në çështjen nacionale ? Unë e daklaroj se jo! Madje këto veprime të tij jo vetëm se bënë jehonë në botë, por Shqipëria u bë dhe një vend që tashmë respektohej nga bota mbarë aq sa dhe udhëheqësa e burra shteti kudo në botë çmonin trimërinë , dinjitetin dhe inteligjencën e udhëheqësit shqiptar! Masat e marra për fuqizimin e ekonomisë, kishin dhe karakter strategjik që do të thoshte se në një rast agresioni ndaj vendit tonë, apo dhe situatave luftarake e konflikteve botërore Shqipëria ta kishte mundësinë që në disa sektorë jetikë të ekonomisë t’i përballonte ato me sukses ndaj dhe mori masa të jashtzakonshme sikurse ishte… Sigurimi i bukës në vend që do të thosh jo vetëm në kriza ushtarake, por dhe ekonomike në të kishim sasinë e nevojshme të drithrave, për të mbijetuar pa jua u shtrire dorën të huajve, u bë tërësisht elektrifikimi i vendit, u ngritën uzina, fabrika e kombinate që na siguronin veshjen, armatimin madje dhe Uzinën e Traktorëve, e cila në rast lufte kthehej në uzinë tankesh, duke përgatitur një popull të tërë ushtar. Ai dhe PPSH-ja ngritën një sistem arsimimi e kulture të tillë që dhe vetë armiqtë madje dhe ish ballistët e kulakët tanë kurrë nuk e kanë anatemuar përkundrazi dhe pse e urrenin pushtetin ata ishin e ngelën dëshmitarë të dritës së dijes që përhapej në gjithë Shqipërinë. Duke luftuar zakonet prapanike të trashëguara nga e kaluara dhe për të vendosur në piedestalin që e meriton figurën e gruas dhe emancipimin e mëtejshëm të saj, teksa morali mbizotërues ishte për t’u marrë shembull, sepse manifestohej me ndjenjë të lartë kolektiviteti shoqëror me dashuri për njeriun me respekt për punën dhe prodhimin, apo dhe me paisjen e njerëzve me veti e cilësi të rralla humane. Të ketë gabuar vallë Enveri dhe PPSH-ja që vepruan kështu ? Absolutisht që jo ! Pra gjithë këto arritje kanë qenë të popullit shqiptar që udhëhiqej nga PPSH-ja dhe E. Hoxha.

PO ATËHERE KU U GABUA ?!

Ajo që u bë gangrene, e cila shkatërroi dhe marëdhëniet socialiste të gjithë vendeve të kësaj bashkësie ishte pikërisht revizionizmi, i cili manifestohej me mënyrën burokrate të drejtimit. Burokratizmi apo individi burokrat dhe pse mund të ketë triskën e komunistit, ka si të veçantë se karakterizohet nga mënyra borgjeze e mendimit dhe drejtimit e i prirur drejt karrierizmit, veçse nuk e deklaron hapur këtë rrugë, por përkundrazi maskohet me frazeologji komuniste…si psh:- Shokë! Në kuçiotët e Labërisë trime, që i dhamë kaq gjak e dëshmorë atdheut propozojmë që të bëhet krejtësisht dhe kolektivizimi i gjësë së gjallë, sepse prona private sjell çdo ditë kapitalizmin” ! Në pamje të jashtme. kjo duket parullë revolucionare dhe në përputhje me ekonominë politike të socializmit, pra me parimet e tij. Por në fakt jo ! Jo ! Ngaqë nuk është ashtu. Nuk është ashtu, sepse nuk i ka ardhur ende koha dhe për pasojë do të kemi dështime dhe ulje të nivelit ekonomik. Por kur bëhet kjo? Kjo bëhet atëhere, kur i gjithë prodhimi dhe të ardhurat për frymë në kooperativa janë të kënaqshme aqsa dhe vet fshatari e ndien se po humbet kohën kot me pula e lopë, sepse tashmë këto në mënyrë të kënaqshme i realizojmë nëpërmjet kooperativave. Ja pse Enveri këmbëngulte në luftë kundër burokratizmit teknokratizmit, liberalizmit dhe shpesh burokratët akuzojnë njerëzit që e thonë të vërtetën hapur duke u venë përballë idetë komuniste dhe vijën e Partisë, që në fakt janë këta burokratë, të cilët i kundërvihen linjës marksiste në fushën e ekonomisë. Këto fenomene e të tjera si këto i degjenerojnë marrdhëniet socialiste dhe i hapin rrugën mardhënieve kapitaliste, sepse e çojnë ekonominë drejt rrënimit, duke rritur pakënaqësinë e masave tashmë jo më kundër burokratëve, por dhe kundër vet sistemit. Ky fenomen si teori e praktikë kundër-revolucionare, është çfaqur dhe e ka shoqëruar PKSH,apo më vonë PPSH-në, madje në disa raste dhe nën maskën e luftës së klasave janë akuzuar dhe elementët revolucionarë komunistë e punonjës të devotshëm, duke i spostuar ata nga drejtimet qofshin ata në fushën e ekonomisë, në ushtri, arsim, kulturë e kudo. Sado që E. Hoxha në këtë fushë u përpoq aq shumë këta aparatçikë ja patën zenë frymën revolucionare partisë dhe tashmë prisnin vdekjen e Enverit që bashkë me të duke patur në drejtim kryerenegatin R. Alia patën organizuar dhe vdekjen e sistemit, sepse një pjesë të mirë të masave të popullit i kishin bërë të pakënaqur. Dhe ata ja arritën qëllimit. Po vallë mos e mundën E. Hoxhën?! Jo aspak E. Hoxha me partizanët dhe popullin e tij heroik janë e ngelen monumentalë. Këtë gjë e tregoi jo vetëm sondazhi që bëri gazeta “Koha Jonë” në vitin 1998., por dhe sot po të intervistosh atë brez që përjetoi sistemin socialist me këtë sistem e deklarojnë hapur se janë si dita me natën. Plagë të tilla që përjeton populli shqiptar dhe drama të tilla të paimagjinushme e rivendosin E. Hoxhën në vendin që i takon. Këtu nuk po flas unë, por është vetë koha që shkruan e flet më mirë se kushdo historian apo gazetar, opinionist e politikan.