Andrea Petromilo: Rrënjët e korrupsionit si këmbët e gjarprit po shkatërrojnë bregdetin magjik

Në bregdet atë gjelbërim gjithëvjetor e me begati prodhimi, të ullinjve, limonave, portokalleve po e zë betonimi.

– Janë turrur si një lubi vampirësh për ta çrrënjosur atë pjesë të mrekullueshme të trashëguar. -Nuk ka asnjë lloj kriter studimi urbanistik por vetëm ke mik ndërto.

-Në bregdet mbizotëron motua: shkatërro, gjej vend e ndërto, shkul ullishte, gërrmo e shesho vendin e veç kur si kërpudha mbijnë ndërtesat.

Sigal

– Në fshatin e Palasës, ndërtimet e reja, janë nga ardhësit e rinj, që, i kanë xhepat të tejfryra

 Nga Andrea Petromilo

Ndërsa vitet kalojnë,bregdeti, nga Palasa, Dhërmiu  e deri më tej, jo vetëm ka ndryshuar pamje, por nga e kaluara thuajse, deri më sot, nuk ka mbetur asgjë. Është për tu habitur, se si ajo bukuri e rrallë, tashmë , në emër të zhvillimit, sikur u përpi nga “ fantazma”. Vendin e atij gjelbërimi gjithëvjetor, e me begati prodhimi, të ullinjve , limonave , portokalleve e shumëllojshmërisë së pemëve frutore, e ka zënë , e po “ lulëzon” çdo ditë që kalon, betonimi, ndërtesat shumëkatëshe të shtrira deri në zonën ranore. Dikush mund të thotë : Epo zhvillimi… Një mediokër, i mbështjellë me “ cohën” e  interesit, sigurisht që do t’i “prashisi” gjuha e mendja në mbrapështi. Zhvillimi nuk vjen me shkatërrimin e së dobishmes, por, pasi studjohet sipas një projekti , nis puna për ta përsosur atë bukuri që ishte e pranishme për shekuj e që brezat e mëparshme e kishin selitur me kujdes e largpamësi. Por ky zhvillim që pretendohet në këto kohë moderne , për t’i dhënë një prioritet tjetër drejtimit ekonomik të zonës, ( në emër të zhvillimit !), u turrë si një lubi vampire për ta çrrënjosur atë pjesë të mrekullueshme të trashëguar. Asnjë lloj kriter studimi urbanistik nuk të pikas syri ( gjendja aktuale!). Duket qartë se ka mbizotëruar motua: shkatërro, gjej vend e ndërto, shkul  ullishte gërrmo e shesho vendin e veç kur si kërpudha mbijnë ndërtesat, njera shikon majtas e tjetra djathtas, njera nga jugu e tjetra nga perëndimi, diku të vetmuara “ bonjake” e diku në tufë  me emrin e rinovuar “ resorte “… Shëmtim!

Vallë nuk njihet ky harbim dhe nëpërmjet këtij shkrimi po i hapen petët lakrorit?

Aspak! E kush nuk i njeh këto bëma të çartura, që fshehin , si këmbët e gjarprit , rrënjët e korrupsionit!     Me largimin e popullsisë vendase, drejt emigracionit, veproi me shpejtësi ligji i fizikës, që vakumi nuk ka si të mbetet hapësirë bosh. Dhe ku qëndron faji? Sigurisht tek ai që e braktisi vendin. ( çfarë ironie!!) Por me kushtet që u krijuan, vallë a nuk lind një fjator: pra, shteti  a nuk duhet të jetë drejtuesi e kontrollori i kësaj gjendjeje, që veç katrahurë , nuk ka emër tjetër!? Apo shteti ende është në shpërgajë? Apo nga drejtues e kontrollues është protagonist madje tepër energjik?!Sa qesharake! Ky gllabërim  i lakmuar nuk nisi qysh në ditët e vitet e para të ardhjes së shumëpriturës Demokraci, por vonë, më vonë…kur “foshnja e lindur në vitet e stuhishme” , kur dy gishtat, si në ekstazë, çirreshin  “Liri – Demokraci”, i mori këmbët , si në kushtet e  një inkubatori çmendurie, u rrit  e u derdh si bisha mbi prenëë…: shkul, gërrmo, shesho e ndërto…! Por nëse për ta ndërprerë apo vënë në shina të drejta këtë fenomen, për shumë vite nuk u kujtua askush,( A nuk krijon bindjen se janë ata protagonistët?!), po tani, kur esterizmi pritej të ulte amplitudat, çpo bëhet? Jo vetëm që vazhdon me ritme galopante, por e ka shtrirë akoma më tej rrethin e shkatërrimit duke u ngjitur edhe në lartësi e në brendësi të fshatrave që përmendëm pak më sipër, duke mos i vënë fre rrokopulës. Në fshatin e Palasës, ndërtimet e reja, nga ardhësit e rinj, që, (siç përflitet e është i dukshëm!), i kanë xhepat të tejfryra, ( puna e tyre se si i kanë vënë e siguruar ato kapitale!!) po shtohen nga dita në ditë. Por nuk qëndron thjesht problem këtu,( e drejta e lirisë së banimit!!) Në emër të zhvillimit të fshatit dhe lirisë, le të mirëse të vijnë… Por ky fenomen , siç i thonë fjalës së vjetër, “erdhi zogu i ferrës të ndjeki të zonë e derës”.

Themi: A nuk duhet të ketë dhe në këtë çështje një kriter?

Ka disa vite që banorët e paktë që kanë mbetur në këtë fshat po vuajnë për ujë… Dikur fshati kishte ujë të bollshëm, pasi ka shumë burime. Burimet e tij janë mbi kokë të fshatit, dhe me rrjedhje të lirë furnizohej që në zanafillën e lashtë të tij. Por ka dhe një burim ( siç e quanin dhe e quajnë vendallinjtë- lum- pigadhi!) ujë i pijshëm , i  ftohtë, që mbante gjallë jo vetëm jetën e banorëve, por dhe të krejt kopshtijeve ndër vite. ( Përdorej për ujitje dhe qysh në vitin 1955, uji i tij u shfrytëzua për ndërtimin e hidrocentralit që i dhuroi dritën elektrike fshatit, i pari në gjithë bregdetin deri në Sarandë!). Por, ja, që dhe këtu rrënjët e korrupsionit nuk i gjënden si këmbët e  gjarprit… Ujin përthithën bosat- Vip, me tuba të shtrirë qindra metra  e jo vetëm, por dhe me pompa të fuqishme që e çojnë deri në bregdet ku janë resorted. Por, siç thuhet nga populli, që paraja e ngjit ujin përpjetë. Vilat e reja, të shumta, të ndërtuara në brendësi të fshatit, skaj më skaj, ( nga ardhësit!!)  furnizohen me ujë të vazhdueshëm, e jo vetëm, por të bollshëm dhe për pishinat, që janë krijuar deri në majë të malit, si nga burimet e mbifshatit, por duke tërhequr deri në tharje të pigadhit. A nuk duhet të ketë një masë brenda një kapaciteti të logjikshëm deri ku është limiti i ndërtimit të vilave dhe cili duhet të jetë numri i banorëve që mund të përballojnë kushte normale të jetesës në fshat?  A nuk duhet që pranimet në emër të  lëvizjes së lirë ( konfuzionit!!) të studjohet deri sa të të mos krijohet vështirësi për jetën e banorëve e sidomos atyre autokton?! A nuk të japin të drejtën të mendosh se era e qelbur e  korrupsionit e ka burimin te kalbëzimi i krijuar?      U bë gjoja një investim para disa vitesh për të disiplinuar ujin e pijshëm dhe sidomos për të qenë brenda standarteve të pranueshme shëndetësore. U bë një depozitë, erdhën tubaciont e shumë materiale të tjera, por çuditërisht ( rrënjët e korrupsionit si këmbët e gjharprit!) ato s’u panë nga vajtën, veç humbën e gjithçka mbeti ende në fillimet e tij! Ku shkuan? Asanjë piptimë s’u ndje. Vite më vonë ( para tre- katër vitesh!) u bë përsëri një përçapje paçka me çfarë studimi, a ishte i rregullt dhe të furnizonte pa problem fshatin që po rritej. Bukur. U ngritën dy depozita, u shtrinë tubacionet me tuba plastikë me diametër 18mm ( fi 18mm ), siç quhet në gjuhën teknike. E,po, mirë, përfundimisht do pinim në shtëpitë tona ujin e kontrolluar. Por nuk kaloi shumë kohë, as pesë- gjashtë muaj, kur në pjesën e lagjeve poshtë në afrësi të rrugës nacionale, furnizimi mee ujin e pijshëm u ndërpre, paçka se gjatë gjithë këtyre viteve banorët vazhdojnë të paguajnë detyrimin e ujit  tek zyrat e ujësjellësit të Himarës paguajmë detyrimin afrrofe( apriori) OH, sa korruptive kjo!

Nga pyetjet e shumta të drejtuara në administratën që kontrollon furnzimin e detyrueshëm me ujë, asnjë përgjigje. Veç tubacionet që përcjellin ujin e burimeve të fshatit, shkojnë drejt resorteve dhe vilave të shumta të ardhacakëve, që nuk rreshtin pa u shtuar…Pyesim: A nuk vrasin mendjn ata që japin lejet e ndërtimit, se çfarë kapaciteti mund të mbajë një fshat? A cënohet liria e lëvizjes së lirë në këtë rast kur bëhet një studim serioz dhe i thotë fenomenit Stop!??A cënohet demokracia? Kush mund të mendoj kështu! Veç, kur në mes është korrupsioni, atëhere mpihet mendimi dhe dora lëshon firmat pa kriter…Anarkia është cënim i lirisë, pasi tjetrit që gëzon autotktonësinë, nuk ke pse t’i vështirësosh jetesën, nuk mund t’i marrësh ujin jetëdhënës, nuk mund t’i prishësh qetësinë, nuk ke pse t’i rrezikosh ecjen në rrugë, se vipat kanë të drejtën të dynden në rrugët që janë të ngushta … Rebelizëm- që mban vulën korruptive , se dikush i lëshon firmat e lejimit. Por pa buzëqeshjen e shtirur dhe shijimin e kafes së majme, nuk ka se si të bëhen këto bëma, që krijojnë vështirësi në jetën e banorëve…