Aksident në Fier, makina përplas të moshuarin që po lëvizte me biçikletë, 73-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

63
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në  fshatin Shen Pjeter të Fierit. Një  banor i  këtij fshati, 73 vjeç, teksa ka qenë  duke lëvizur me biçikletë,  është  goditur nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes  ka përfunduar  ne asfaltin e rrugës.

Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe  një ambulance e cila e ka transportuar të plagosurin në Spitalin Rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore dhe sipas burimeve të informacionit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.