Revista prestigjoze amerikane e modës, në një artikull të sajin e ka renditur Ohrin si një ndër vendet që duhet të vizitohen në vitin 2017. Kjo trashëgimi botërore e UNESCO-s gjendet midis tre parqeve nacionale, duke tërhequr turistë, alpinistë dhe njerëz të cilët kërkojnë pushim. “Ohri është vend ideal për tu kënaqur në sezonin e suksesshëm të verës në Maqedoni”, shkruan “Vogue”. Për pamjen fantastike, “Vogue” sugjeron udhetimin përmes Galiçicës deri te Liqeni i Prespës, por rekomandon edhe vozitjen me varkë deri te restoranti “Ostrovo” në afërsi të lumit Drini dhe manastiri Shën Naumi.
Ndër destinacionet ballkanike që rekomandon “Vogue” janë edhe Prizreni, Beogradi, Transilvania, Himara, rajoni i Hercegovinës.



















