Dr. Zekri Palushi, Ish këshilltar i kryeministrit A.Meksi
Një emigracioni masiv që ka përgjysmuar popullsinë e vendit vetëm në pak vite, çuditërisht ka kaluar pa u vënë re, dhe pa asnjë pyetje nga ndonjë diplomat. Prandaj, populli shqiptar, dhe shqiptarët e Diasporës, ju bëjnë thirrje të ndërhyjnë menjëherë kundër rritjes së korrupsionit dhe rënies drastike të demokracisë në Shqipëri.

/Telegraf.al/ Komuniteti i Shqiptarëve në Australi, është shumë i shqetësuar me përkeqësimin e shpejtë të gjërave që Shqipëria, vendi ynë, i origjinës po ballafaqohet. Nëse këto probleme, kurrë të ndodhura më parë nuk do të adresohen, atëherë Shqipëria do të jetë në një pozicion mjaft të rrezikshëm.
Është shumë e vështirë të besohet se lideri historik i Partisë Demokratike të Shqipërise, kryetari i opozitës, deputet, ish-President e ish-Kryeministër, Prof. Dr. Sali Berisha, në mënyrë të paligjshme dhe anti-kushtetuese është vendosur në arrest shtëpije, që nga data 30 dhjetor, ndërkohë asnjë diplomat nuk flet një fjalë për këtë!
Një emigracioni masiv që ka përgjysmuar popullsinë e vendit vetëm në pak vite, çuditërisht ka kaluar pa u vënë re, dhe pa asnjë pyetje nga ndonjë diplomat.
Protestat kundër arrestit shtëpiak të liderit të opozitës, kanë katër javë që po vazhdojnë, por përsëri asnjë përfaqësues i trupit diplomatik, nuk flet për to!
Është shumë alarmante të shikosh vendin tonë të drejtohet nga udhëheqësi i mafias, i cili nëpërmjet korrupsionit, drogës, dhe aktiviteteve të tjera ilegale po shkatërron vendin, dhe prap se prap, nuk ka asnjë koment nga trupi diplomatik!
Partia Socialiste, pasardhësja e Partisë Komuniste me 50 vjet histori kriminale, është prapë në pushtet. Sigurisht me mbështetjen e dukshme të ish-Ambasadores së SHBA Yuri Kim, mega spekulatorit internacional George Soros dhe ish- zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal.
Ata bënë të pamundurën për ta dëmtuar procesin demokratik në politikën shqiptare, dhe me punën e tyre të koordinuar, arritën të shpallin Persona Non-Grata Prof. Dr. Sali Berishën duke i dhënë më tepër mundësi kryeministrit Edi Rama të përfundojë punën e tij të pandershme, dhe me ndihmën e SPAK-ut, më së fundi arriti të vendos në arrest shtëpie, pa asnjë akuzë konkrete, Prof. Dr. Berishën.
Prandaj, populli shqiptar, dhe shqiptarët e Diasporës, ju bëjnë thirrje të gjithë diplomatëve ndërkombëtarë, që të ndërhyjnë menjëherë kundër rritjes së korrupsionit dhe rënies drastike të demokracisë në Shqipëri. Ky vend tashmë ka vuajtur mjaft nga regjime totalitare.
Siç shihet, në Shqipëri nuk funksionon demokracia. Çdo gjë, përfshi Parlamentin, dhe organet ligj-zbatuese komandohen nga një njeri i pa përgjegjshëm që ndodh të jetë edhe kryeministri jonë.
Vendi po shkon me shpejtësi drejt një krize si ajo e vitit 1997, kur socialistët organizuan një luftë civile që do të ketë pasoja katastrofike për shumë kohë.
Që nga viti 2013, Shqipëria nën drejtimin e Partise Socialiste më në krye Edi Ramën, është kthyer në ‘’Një Person Shtet’’.Mbani mënd një thënie: ‘’Një njeri i lig/dreç, e djegë deri në themel vendin e vet, edhe pse i ngelet për të sunduar, sipër shkrumbit’’.
Ne të gjithë me një indiferencë, po shohim, dhe jemi dëshmitar të një akti destruktiv, ndërkohë mbrojtja e Shqipërisë nuk është vetëm në dorën e shqiptarëve, por edhe në dorën tuaj!Prandaj, ne ju lutemi ju të gjithëve, që të qëndroni përkrah shqiptarëve, ti kuptoni ato, dhe të merrni pjesë në tubimet e tyre të përnatshme.Ne ju lutemi ju që të thyeni heshtjen tuaj, duke shprehur haptazi kundërshtimin tuaj ndaj këtij regjimi të korruptuar në themelet e tij, i cili do të shkatërrojë jo vetëm Shqipërinë, por do të jetë një faktor destabilizimi, si për vendet Ballkanike, ashtu dhe vetë Europën.Në mbyllje, do të dëshironim t’ju kujtojmë vetëm disa nga dëmtimet që rregjimi komunist bëri tek shqiptarët gjatë sundimit të tyre: Zhdukën çfardo lloj opozite të asaj kohe; muarën me forcë pronat private; ekzekutuan mbi 6000 njerëz të pafajshëm; burgosën mbi 22.4% të popullsisë në 39 burgjet më famëkeqe në botë; mbi 70,000 gra, fëmijë e pleq u mbajtën në 70 kampe përqëndrimi, ku u trajtuan më keq se skllevërit në mesjetë.Ai regjim, vrau shpresën e shqiptarëve, dhe e futi vendin në një varfëri ekstreme.Prandaj ju lutemi të mos e injoroni këtë katastrofë kombëtare, ndryshe ju rrezikoni të humbni kredibilitetin, dhe integritetin tuaj njerëzor! Në lidhje me këtë, po ju kujtojmë një thënje të Albert Einstein: ‘’Bota nuk do të shkatërrohet nga ata që bëjnë keq, por nga ata që i shohin keqbërësit duke bërë keq, dhe nuk bëjnë asgjë që t’i ndalojnë’’!
Versioni në anglisht:
Një thirrje për Trupin Diplomatike, të akredituar në Shqipëri!
(An appeal to the Diplomatic Body accredited in Albania!)
The Albanian community of Australia is deeply concerned about the rapidly deteriorating issues that our country of origin, Albania, is facing. These issues, which have never occurred before, put Albania in a dangerously precarious position if left unaddressed.
It is hard to believe that the historic leader of Albania, the opposition leader, and a parliament member – former president and former prime minister, Professor Dr. Sali Berisha, has been unlawfully and unconstitutionally placed under house arrest since December 30, without a single diplomat speaking up.
The mass emigration resulting in the country losing half of its population in a few short years has somehow gone unnoticed, without questions or queries from any diplomat.
Protests against the detention of the aforementioned opposition leader have been ongoing for four weeks, yet no member of the diplomatic body has acknowledged them. It is alarming to see a country run by a mafia leader being destroyed by corruption, drugs, and other illegal activities, without any comment from diplomatic bodies.
The Socialist Party, an offshoot of the Communist Party of Albania with a 50-year criminal record, is in power. With apparent support from the former US ambassador Yuri Kim, international mega-speculator George Soros, and the former senior FBI officer Charles McGonigal, they went to their extreme lengths to undermine the democratic process in Albanian politics. With their coordinated work, they have managed to declare the Opposition leader Professor Dr. Sali Berisha a “Persona Non-Grata”, giving so, a further opportunity to the PM Edi Rama, to step by step finishing up his dirty work, and recently, with the help of SPAK, he placed Berisha under house arrest without a single charge.
This is a plea from the people of Albania and the Albanian diaspora to international diplomats to intervene against the decline of democracy and the rise of corruption in Albania, a country that has already suffered under the rule of totalitarian regimes. As it stands, there is no functional democracy in Albania. Everything, including Parliament and Law Enforcement Authorities, have been commandeered by one irresponsible individual who happens to be our prime minister. The country is fast heading towards a crisis reminiscent of 1997 when Albanian socialists led and organized a civil war with long-term catastrophic consequences.
Since 2013, Albania under the Socialist Party, led by Edi Rama, has become a one-person state.
Remember the adage, “An evil man will burn his own nation to the ground to rule over the ashes.”
We are witnessing this destructive act with indifference while the preservation of Albania is not just in Albanians’ hands but yours as well.
We urge you to stand with Albanians, sympathize with them, and support them by participating in their nightly protests.
We beg you to break your silence and voice your opposition to this fundamentally corrupt regime, causing not only Albania’s destruction but also instability in the Balkans and the rest of Europe.
We would like to remind you some of the damages the Communist regime inflicted on Albania during its rule: the eradication of any opposition, the forced seizure of privately owned goods, the execution of over 6000 innocent people, and the internment of about 22.4% of the population in the world’s 39 most notorious jails. Over 70,000 women, children, and elderly people were kept in 70 concentration camps where they were treated worse than Middle Age slaves. The regime killed the hope of Albanians and plunged the country into extreme poverty.
Please do not lose your human credibility and integrity by ignoring the ongoing national disaster; remember what Albert Einstein once said: “The world will not be destroyed by those who do evil, but by those who watch them without doing anything.”
Dr. Zekri Palushi, Former adviser to the Albanian Prime Minister




















