Çfarë po ndodh me artistët shqiptarë? Të gjithë në New York

439
Sigal

Këngëtarët shpesh herë
e cilësojnë punën e tyre si të lodhshme, duke llogaritur performimin e tyre
deri në orët e vona të mbrëmjes, për të mos llogaritur pushimet, për të cilat
shprehen se nuk kanë kohë ti përfundojnë në sezonën e verës.

Megjithatë të jesh
këngëtarë ka edhe disa benefite tjera si udhëtimet jashtë vendit, për të
mbajtur koncerte për publikun kudo ndodhet ai.

Së fundmi, është parë
një dëshirë mjaft e madhe e këngëtarëve shqiptarë për të shkuar përtej oqeanit,
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Genc Prelvukaj, Kida,
Mozzik, Milot Hasangjekaj, Samanta Karavella, Vedat Ademi janë vetëm disa prej
ermave të cilët kanë treguar përmes rrjeteve sociale se ndodhen në New York.

Të gjithë artistët e
lartëpërmendur kanë qenë mjaft produktiv gjatë verës me këngë dhe klipe, ndaj
mesa duket kanë vendosur që në stinë e vjeshtës t’i japin vetes pak pushim,
duke shijuar luksin në metropolin e adhuruar nga të gjithë

Në New York aktualisht
ndodhet edhe aktorja e njohur Yllka Gashi, gjersa muajin e ardhshëm edhe
këngëtaret Genta Ismajli dhe Albërie Hadërgjonaj kanë treguar se do të shkojnë
atje./BotaSot/