Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: Unë dhe ti …

 

Kishte disa ditë që ne nuk flisnim bashkë….

Sigal

Keqkuptimet kishin filluar të depërtonin,

në membranën fillestare të mardhënies sonë!

Kursesi nuk do e donim këtë gjë,

me helmonte shpirtin kjo ndjesi!

Sa herë mendoja se marrëzi të tilla

do i bënin dëm lidhjes sonë,

e cila jo vetëm se ishte e fortë,

por edhe sepse dashuria

ishte më e madhe se çdo gjë tjetër,

që mund ta bënte të venitej,

diçka ku vetëm vdekja mund ta shuante!

E keni parasysh kur tik- taku i zemrës

është në rahjet më të shpejta të saj,

kur gjumi është i pamundur,

kur truri është non stop aty,

dhe telefonin e bën sikur të jetë shoku yt i pa ndarë

duke pritur një zile të bier apo një sms ku të shkruajë ” zemër shpirt”!

E pra tashmë kështu ishin kthyer këto ditë, në një tmerr të vërtet….

 

Ishte e diel…

Prindërit vendosën të shkonim në fshat.

Dhe unë që e doja shumë një shplodhje shpirtërore

thashë po shkoj mbase humbja disi mendjen…

Ehhh! Por truri aty me rrinte:

– Ç’po bën vallë, ku është me kë është a më mendon?!

Kur arritëm në shtëpi bari kish mbuluar gjithandej oborrin,

na duheshin disa çaste që të pastrohej.

Unë herë pas here lëshoja një klithmë nga brenda meje….ehhhhh!

Çfarë ke kështu ti? me pyet ime më!

Asgjë i them jam si e pamundur.

Telefonin e lëshova mbi avllinë e mbuluar nga myshku

dhe u ula pranë postafit të çezmes, sikur të freskohesha.

Mendja sërish tek ai…

dhe fillova sikur të fajësoja veten një çast,

pastaj thoja jo pse s’është faji im i vetëm ka dhe ai.

Faji gjithmonë ndodh midis dy vetave.

Një zile telefoni u dëgjua nga larg…

Hej zot thashë, dhe vrapi im ishte rrufe,

kur ç’të shoh ishte im atë që po fliste!

Sytë m’u errën, fillova të qaj pa u vënë re

dhe u ngjita në dhomën lart ku mos më shqetësonte njeri!

Sapo u mbështeta një zë u dëgjua drejt meje…

Telefoni po të bie zbrit!

Pa një pa dy shkallët i fluturova dhe nuk mora vesh sa ishin!

Rrëmbeva telefonin dhe pashë sms ku shkruhej:

“Asgjë nuk ka kuptim pa ty në këtë jetë!

Të lutem më fal nëse të kam mërzitur”!

Të dua shumë. Duart po me dridheshin nga gëzimi,

Trupi m’u mbush mornica dhe po flisja me veten time.

Ti sikur ishe e pamundur me pëshpëriti mamaja

duke qeshur mbrapa kurrizit…

-Ahhh moj e shtrenjta ime:- ju përgjigja

-isha, por tashmë nuk jam më.

E përqafova fort, dhe po shijoja natyrën,

drekën e shijshme, dhe freskinë e korijes,

që kisha përballë shtëpisë sime!

Arsinoi Zengo Kallco