Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi pranoi se mund të ketë pasur raste kur në disa qendra votimi, të jetë përdorur fletë e falsifikuar. Ai u pyet për rastin e Divjakës, aty ku u konstatuan fletët e votimit false. Celibashi tha se edhe mund të ndodhë, mirëpo sqaroi se të gjitha fletët e votimit që përdoren në zgjedhje, janë të prodhuara jashtë vendit.
Pyetja: Fletët e votimit në Divjakë janë bërë me të njëjtën kompani?
Celibashi: Fletët e votimit printohen në një kompani jashtë vendit prej shumë vitesh, aty janë printuar, mund të jetë rasti që dikush është marrë me këtë, mund të ketë prodhuar fletë të votuara të falsifikuara.
Dje fillimisht përfundoi numërimi në 42 bashki të vendit, ndërsa vijoi në 19 të tjera. PS ka triumfuar në 34 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.





















