Genta Bungo dhe Pamela Qirko u ndoqën nga asfalia greke në Range Roverin lulsoz sport. A morën vendime nga saunat greke?

Dy anëtaret e Vettingut, Genta Bungo dhe Pamela Qirko kanë udhëtuar shpesh bashkë brenda dhe jashtë vendit, në dukje në konflikt interesi.

Dokumente sekrete të siguruara nga Prapaskena konfirmojnë se në një rast: konkretisht 19 korrik 2021, dy komisioneret e Vettingut kanë udhëtuar bashkë drejt Greqisë me një makinë luksoze, e tipit Range Rover Sport, ngjyrë e bardhë.

Sigal

Range Rover Sport rezulton me targë AB155AB, dhe është në emrin e Meleon Tirana.

Genta Bungo dhe Pamela Qirko janë monitoruar dhe ndjekur nga asfalia greke, në rrethana dhe për arsye të paqarta.

Komisioneret, të cilat kanë vendosur për fatin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë frekuentuar restorte luksoze si dhe qendra tregtare në Greqi.

Dy gjyqtaret e Vettingut janë monitoruar hap pas hapi nga shërbimi sekret grek, deri kur kanë hyrë në kufirin shqiptar. Mbetet mister se pse asfalia greke i ka ndjekur dhe kush e ka informuar për lëvizjen e dy komisionereve.

Gjithashtu, nuk dihet nëse Genta Bungo dhe Pamela Qirko kanë marrë vendime për fatin e gjyqtarëve dhe prokurirëve, teksa kanë qenë duke shijuar saunat dhe jakuzi.