Zyra punësimi apo Agjenci martese me dhunë?

    357
    Dje isha në Zyrën e Punësimit në Korçë për të shtyrë datën e papunësisë. Midis meje dhe punonjëses së zyrës, u zhvillua ky dialog, pasi dorëzova librezën… Ajo, -Pse nuk ke ardhur më përpara, të shtysh datën e papunësisë? Ke 7 muaj që nuk ke shkelur këtu? Unë, -Sepse është e kotë të vij. Ju nuk doni të punësoni njeri. Zyrat i keni hapur për të bërë elektorat për P.S dhe jo për të punësuar njerëz. Ajo,- Po tani përse erdhe? Mos vije ore fare! Unë,- Erdha se, nëse nuk do regjistrohem si i papunë, ju do më shisni si të punësuar në listat e Blendi Klosit. Unë nuk dua që emri im të dalë si i punësuar, i ri në qeverinë e kryeministrit tonë. Ajo, -Unë me ty nuk mund të bëj dot gjë, sepse t’i nuk kë bërë celebrimin këtu në Korçë. Unë, -Do bëj celebrimin kur të më dojë qejfi mua. Ligji më lejon të jetoj si të dua. Sa për atë dobësinë time, po të njoftoj se shumica e punonjësve të Kompanisë së Energjisë Elektrike në Korçë nuk kanë celebrim në Korçë. Njëra, e punësuar aty, është nga fshati im dhe është celebruar në Përmet. Po kështu janë mbi 30% e të punësuarve në Komisariatin e Korçës, që nuk dihet nga janë. Ju me zor nuk më celebroni dot. Sidoqoftë, unë jam banor “de facto” në Korçë. Dhe ti e di këtë…Mu kujtua një rast që më tregoi babai im, në kohën e merhumit Enver. Një djalë agronom, kishte marrëdhënie intime me një vajzë nga një fshat. Ajo i vjen një ditë në zyrë babit dhe i thotë se, “agronomi nuk donte të fejohej me të, por do tallej”. Atëherë, babai im, sekretar i byrosë në ish-kooperativën e Progerit e thërret agronomin. Agronomi filloj të përdridhej. Atëherë babai ia preu shkurt, – Nesër të vish dhe të më ftosh në fejesën tënde, ndryshe emërohesh agronom në Mazrekë…Ai u fejua dhe u martua. Tani drejton P.S, por inatin me mua nuk e ka harruar…A i lejon ligji këto punonjëse të Zyrave të Punës të bëjnë “presione” të tilla?

    Arben SPAHO
    Sigal