“Shpërthen” zjarri në magazinën e një karburanti, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë magazinën e një karburanti në lagjen nr.14 në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar ndërsa shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për filjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sigal

Durrës/Informacion paraprak
“Rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ka rënë zjarr në magazinën e një karburanti.
Nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.