Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona dhe 3 të tjerë i ka shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme kanë rrëmbyer shtetasin D.S., 24 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen në lagjen “28-Nëntori” të qyetit të Vlorës. Sipas policisë personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi e kanë rrëmbyer 24 vjecarin e kanë transportuar me ndihmën e një automjeti në një ambient tjetër, ku e kanë rrahur dhe më pas e kanë lënë pranë Sheshit të Flamurit. Aktualisht, shtetasi i dëmtuar është shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Të arrestuarit janë: 1.Xhorxho Çeçi (Maksim Habili), 50 vjeç, banues në Vlorë. 2.Juljan Habili, 29 vjeç, banues në Vlorë. 3. Besnik Dalipaj, 29 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë: 1. Klaudio Bylyshaj, 22 vjeç, banues në Vlorë. 2. Mateo Rama, 21 vjeç, banues në Vlorë. 3. Miky Ibrahimi, 37 vjeç, banues në Vlorë.




















