Ministria e Bujqësisë, 1 mln. euro për monitorimin e bagëtive me dron

Ndërkohë që rinia dhe truri po ikin nga vendi prej varfërisë, pushtetarët i bëjnë sfidë të hapur fenomenit, duke menduar për menaxhimin e vendit nga galaktika. Pas satelitëve për kontrollin e teritorit nga qeveria, dhe 2.5 mln. eurove për parashikimin e shiut nga Verdho i KESH, edhe Krifca e Bujqësisë do shpenzojë 1.2 miliardë lekë për kontrollin e bagëtive me dron. Fshatrat janë boshatisur, çoban nuk ka, por ministria do shpenzojë miliona për akademi barinjsh, pajisjen e staneve me panele diellore dhe mbjelljen e grurit në muajin mars.


INFO

  • Shqipëria është ndër shtetet me varësinë më të lartë për sa i përket importit të grurit, nga Rusia dhe Serbia
  • Fshatrat po braktisen çdo ditë e më shumë për shkak se rinia merr rrugët e emigracionit sytë të zënë vetëm moshën e tretë që mundohet të bëjë ndonjë punë
  • Ndonëse  vendi ka të gjitha kushtet për zhvillimin e bujqësisë, tokat janë pjesa më e madhe e tyre djerr si pasojë  kostove të  lartë e punimeve të tokës
Sigal

Bashkë me vapën janë rikthyer dhe “thagmat” e ministreshës së bujqësisë Frida Krifca, lidhur me “idetë fantastiko- shkencore” që servir për rilindjen, modernizimin dhe efiçencën e blegtorisë në Shqipëri.Pas urdhrit për të mbjellë grurë në muajin mars, për të hapur Akademinë e Barinjve dhe krijimin rrjetit të paneleve diellore nëpër stane, ministresha Frida Krifca ka menduar të shtojë dhe një element tjetër, po për stanet.

Sipas një burimi konfidencial nga Ministria e Ekonomi- Financave, ministresha e Bujqësisë ka kërkuar t’i shtohet një fond financiar 1 milionë Euro, për të blerë disa “dronë” që do vrojtojnë sektorin e blegtorisë. Sipas projektit të paraqitur prej saj te financat, me këta dronë do monitorohet harta e shpërndarjes së staneve në male e në zonat e ulëta, për të parë performancën e tufave në kullota dhe lëvizjet e tyre gjatë verimit e dimërimit.

Ministresha e financave, Delina Ibrahimaj nuk ia ka miratuar akoma kërkesën koleges ministre të Bujqësisë, mbasi sipas informacionit tonë, fillimisht do konsultohet me kryeministrin Rama, si më i ditur e kompetent për ide të tilla inovative që i shërbejnë potencialisht integrimit në BE. Kërkesa për 1 milionë Euro, është një ide e ministreshës Frida Krifca, për ta filluar si projekt “Pilot” për monitorimin e staneve dhe tufave me dronë, në disa zona malore të qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër e Korçë.

Mendojmë se ministresha Frida Krifca, duhet verifikuar nëse e bën për snobizëm; për protagonizëm personal që të duket më e ditur se paraardhësit Milva Ikonomi e Niko Peleshi, apo ndoshta e tallin vartësit e ka defiçencë mendore.

Sepse nuk ka shpjegim tjetër, që në 9 muaj ministre, ajo ka hedhur ide për hapje akademie barinjsh, për pajisjen e staneve me rrjet panelesh diellorë, për pjesëmarrjen e barinjëve në sesionet shkencore dhe ka urdhëruar mbjelljen e grurit në muajin mars. /Pamfleti/