Kriza në bujqësi, importet e zarzavateve rritje me 46% në tre mujorin e parë

Vështirësitë që po kalon sektori bujqësor po ndikojnë në rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore, sidomos zarzavateve.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2020 u importuan mbi 18 mijë tonë zarzavate, me një rritje 46.7% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Sigal

Zarzavatet, që përfaqësohen kryesisht nga domatet dhe patatet janë produktet që kultivohen më së shumti në vendin tonë.

Mirëpo rritja e kostove në sektorin bujqësor prej çmimeve të lëndëve të para nga njëra anë dhe mungesa e subvencioneve nga ana tjetër po lënë shumë sera dhe fusha djerrë, duke bërë që vendi ti kthehet varësisë nga importet.

Përveç zarzavateve, edhe sasia e frutave të importuara u rrit me 15 % në tremujor. Importet e mishit u rriten gjithashtu me 10% për qind. Numri i krerëve të bagëtive ka rënë me 20% në pesë vitet e fundit dhe hendeku që po krijohet në treg po mbulohet nga importet. Këto zhvillime kanë ndikuar edhe në rritjen e importeve të produkteve të bulmetit, të cilat pësuan rritje vjetore në sasi me 15 % në janar-mars 2022.

Nga ana tjetër volumet e importeve të plehrave kanë pësuar rënie drastike në tremujor, me mbi -75 %. Burimet nga tregu pohuan se, shkak u bë rënia e kërkesës nga fermerët. Kërkesa për plehra është aq e ulët sa grosistet kanë rieksportuar në Rajon rezervat që kishin në magazina.

Fatkeqësitë e shpeshta natyrore, për shkak të ndryshimeve klimatike, amullia në politikën fiskale, kostot e larta dhe mungesa e fuqisë punëtore janë shndërruar në probleme që po çojnë sektorin bujqësor në rënie, shpjegojnë ekspertët e bujqësisë. Vetëm këtë vit, serat u dëmtuan dy herë nga kushtet klimatike – një herë nga përmbytjet e nëntorit 2021 dhe një herë prej ngricave të janarit 2022.

Kriza në bujqësi, importet e zarzavateve rritje me 46% në tre

Kostot e larta të inputeve janë shqetësimi më i madh aktualisht. Çmimi i një kuintali ure është rritur me 50% në sezonin e fundit të mbjelljeve, ndërsa në të njëjtën masë janë rritur që nga çmimet e farave, fidanëve, plastmasës, hekurit, plehrave dhe pesticideve.

Këto rritje ndodhën në një kohë kur prodhuesit kishin pësuar humbje gjatë sezonit të dytë të mbjelljeve, si rrjedhojë e prodhimit jo cilësor nga fara e keqe.

Në mes të këtyre vështirësive, në paketën fiskale 2022 qeveria hoqi stimujt fiskalë, duke taksuar me 10% TVSH inputet që para 1 janarit 2022 ishin 0% dhe gjithashtu u hoq kompensimi me 6% i TVSH-së.