Prishja e pazareve të drogës përgjak Beratin! “Grupi problematik” plagos me thikë 2 të rinj

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Berat. Mësohet se shtetasit Ervis Nazeri, Famenio dhe Flavio Qama kanë plagosur me thikë dy shtetasit David dhe Thanas Gjika të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Beratit për të marrë trajtim mjekësor. Bëhet me dije se shkaku i këtij sherri të përgjakshëm mes të rinjve ka qenë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Tre të rinjtë, Ervis Nazeri, Famenio dhe Flavio Qama janë shpallur në kërkim pas këtij sherri ndërkohë janë shumë të njohur për policinë pasi njihen si grup problematik.

Njoftimi i policisë:

Sigal

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe F. Q., 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.