“Marca”: Rezistenca e palodhur e Skënderbeut të Korcës

526
Paraqitja mjaft e mirë e Skënderbeut këtë edicion në arenën ndërkombëtare ka bërë që prestigjiozja spanjolle “Marca” t’i kushtojë një hapësirë të veçantë pas ndeshjes me Dinamon e Zagrebit në artikullin me titull “Rezistenca e palodhur e Skënderbeut të Korçës”.
Gazeta e njohur spanjolle shkruan se “Skënderbeu ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë në Champions League duke arritur deri në “play off”.
Me një buxhet të vogël dhe zemër të madhe në fushë, shqiptarët arritën që të linin gjurmë.
Kur kanë mbetur 90 minuta lojë, për Skënderbeun kualifikimi në fazën e grupeve është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Por edhe nëse nuk kualifikohet ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League.
Në fund të fundit, ai që nuk ka asgjë për të humbur, është kampion tashmë”.
Pas paraqitjes në fushë, “Marca” ndalet edhe te emri i ekipit duke kushtuar hapësirë edhe historikut.
“Skënderbeu ishte një hero ushtarak i shekullit të 15 që luftoi kundër otomanëve duke imponuar rezistencë.
Ai u konsiderua si babai i identitetit shqiptar dhe si i tillë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ka një shesh dhe statujë me emrin e tij.
Për heroin Skënderbe janë thurur elozhe edhe nga Volteri, ndërkohë që edhe Vivaldi i dedikoi vepër muzikore”shton më tej gazeta.
Vlerësim të veçantë gazeta më e madhe spanjolle bën edhe për sulmuesin Hamdi Salihi dhe trajnerin Mirel Josa, por edhe presidentët që e shpallën 5 herë kampion radhazi. 

Sigal