Qeveria nuk paguan zjarrëfikësit/ Denoncimi i heroit të tërmetit: Nuk na paguajnë orët shtesë

260
Sigal

Ky është Luan Kapaj, zjarrfikësi hero i dekoruar si i tillë nga Edi Rama pas kontributit të tij të vyer gjatë tërmetit të 26 nëntorit, teksa shpëtoi nga rrënojat e tërmetit disa qytetarë.

Prej javësh Luani dhe kolegët e tij po luftojnë me flakët në zonë e Dukatit dhe Karaburunit në Vlorë në kushte të vështira.

Zjarrëfikësit e Vlorës ndjehen të braktisur nga shteti prandaj sot ai rrëfeu për SYRI TV se përballimi i emergjcncës së flakëve po bëhet me kushte primitive dhe çështë më e rënda, pa pagesat e orëve shtesë.

Por ndërsa qeveria vazhdon të firmosë miliarda lekë për inceneratorët dhe teatrin, heroi i dekoruar nga Edi Rama për kontributin e tij në shpëtimin e jetëve në tërmetin e 26 Nëntorit, thotë se asgjë ska ndryshuar që atëherë dhe beteja me zjarrin po kryhet në kushte primitive.

Denoncimi i rëndë i zjarrëfikësit Luan Kapaj është një tjetër tregues sesi qeveria e ka braktisur detyrën e vet në një nga situatat më katastrofike me të cilat po përballet vendi në 30 vitet e fundit si pasojë e zjarreve.

Por ndërsa Luan Kapaj, heroi i tërmetit të 26 Nëntorit dhe kolegët e tij po rrezikojnë jetën për të shpëtuar pyjet e Vlorës, kryeministri Edi Rama vazhdon i qetë pushimet e tij ndërsa kartolina e vërtetë e qasjes së Rilindjes me situatën e zjarreve është komisari i socialistëve në jug, Damian Gjiknuri që ka vendosur të bëhet cciklist profesionist.