Agim Çiraku: Kampionati brenda pritshmërive, jemi në rregull, përderisa ka rekorde

599
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, vlerëson Kampionatin Kombëtar të të rriturve dhe të rinjve, që ka përfunduar të premten në mbrëmje, në Tiranë

Kampionati kombëtar i notit për të rinj dhe të rritur ishte aktiviteti më i rëndësishëm për sportet e ujit në pishinat e hapura. ‘Teuta’, ‘Tirana’, ‘Stela’, ‘Vllaznia’, ‘Butrinti’, ‘Partizani’, ‘Vlora Not’, sollën në pishinat e Akuadromit të Tiranës, mbi 100 notarë. Dhe kjo shifër, pavarësisht mungesave për shkak dhe të pushimeve verore, e bën optimist Presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku. Jo vetëm kaq, por dhe rekordet e vendosura e bëjnë të parin e notit shqiptar që të thotë se, gjithçka ishte brenda pritshmërive. Sigurisht, prania e Nikol Merizajt dhe Kledi Kadiut, e bëri më konkurrues kampionatin e të rinjve dhe të rriturve. Ja dhe intervista e plotë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, dhënë për gazetën “Telegraf”.

Ja intervista e plotë dhënë për telegraf.al:

– Sapo ka përfunduar Kampionati Kombëtar i të rinjve dhe të rriturve. Cili është vlerësimi juaj?

– Gjithçka brenda normales dhe pritshmërive tona. Përderisa ka rekorde, për ne është gjithçka mirë. Sigurisht koha e ngushtë e zhvillimit të këtij kampionati, ndërsa ishte shumë pranë atij të fëmijëve, bëri që të kishte një numër jo të lartë pjesëmarrjeje. Por gjithsesi i kënaqshëm numri i notarëve. Mos harroni që vijmë nga një situatë pandemie e, si të thuash, kishim etje për të tilla aktivitete. E theksoj dhe një herë, ndoshta koha e pakët mes kampionatit të fëmijëve dhe të të rinjve e të rriturve, me një javë diferencë, bëri këtë që të kishte jo numër të madh pjesëmarrjeje, sepse janë dhe me pushime.

– A mund të kishte një datë tjetër për zhvillimin e këtij kampionati?

– Sigurisht që ne i kemi të planifikuar në kalendar garat, aq më tepër që në shtator, do të përfundojmë aktivitetin në pishina të hapura me Kupën e Shqipërisë. Pra, nuk kishte kohë tjetër, për këtë aktivitet. Megjithatë, ne jemi të kënaqur për nga organizimi, ndërsa gjej rastin të falënderoj notarët, trajnerët, gjyqtarët për mbarëvajtjen e këtij kampionati.

– Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu pjesëmarrës në Lojërat Olimpike. Si e gjykoni konkurrimin e tyre në kampionatin e të rinjve dhe të rriturve?

– E rëndësishme është se pjesëmarrja e tyre rriti konkurrencën në kampionat. Sigurisht që nuk ishin në maksimumin e tyre, sepse janë duke i ruajtur forcat për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Por besoj se do të përmirësojnë rekordet e tyre në Tokio. Mos harroni, që janë ende me ngarkesë, për shkak të stërvitjes në prag të Lojërave Olimpike. Gjithsesi mirë.

– Së fundi, ‘Stela’ dhe ‘Teuta’ dy ekipet kampione?

– Ishin skuadrat më të përgatitura për garat kombëtare. Ndaj e merituan titullin kampion, sikurse dhe Vivian Xhemollari, Nikol Merizaj, Kledi Kadiu vendin e sportistit më të mirë. Shpresoj që në Kupën e Shqipërisë në gusht, e cila do të shënojë dhe fundit e garave verore, apo në pishina të hapura 50 metra, të kemi të tjera rezultate të larta.

Sadik Mema: Ky numër i pakët nuk është normal

‘Stela’ është dalluar përsëri në kampionatin kombëtar të të rinjve dhe të rriturve. Këtë e evidenton për gazetën “Telegraf” dhe kryetrajneri i kësaj skuadre, Sadik Mema, që nuk e cilëson normale këtë moment. “Sigurisht – thotë Mema – që ‘Stela’ ka bërë përgatitjet e veta dhe vetë rezultatet, flasim në favorin tonë. Unë po flas për skuadrën time. Janë të paktën 15 notarë që mungojnë, sepse kanë shkuar me pushime. Kjo është koha normale për zhvillimin e kampionatit, por siç ju thashë edhe notarët më të mirë në të cilët mendonim se do të merrnim rezultate të larta, kanë ikur me pushime. Nuk më duket një gjendje normale. Këto mungesa janë dhe në skuadrat e tjera e një kampionati të rinjsh, apo të rriturish dhe kjo nuk është normale. Do të duhet të kishte më tepër masivitet. Megjithatë, ne jemi brenda pritshmërive”.

Kledi Kadiu “provë gjenerale” për “Tokio 2020”

Kledi Kadiu si përfaqësuesi i ‘Teutës’ dhe Nikol Merizaj si pjesëtare e ‘Tiranës’, dy notarët që do të jenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ishin notarët më të mirë të Kampionatit Kombëtar të të rinjve dhe të rriturve. Kadiu ka marrë pjesë në stafetat 4×100 metra stil i lirë dhe 4×100 metra miks, si dhe në 100 metra bretkosë. Dhe menjëherë pas garës ka dhënë dhe prononcimin e tij për gazetën “Telegraf”: “Duhet të kuptoni – thotë Kadiu – që jam ende me ngarkesë, sepse jam në përgatitje e sipër për Lojërat Olimpike “Tokio 2020″. Ajo që duhet të them se për mua nuk kishte rëndësi rezultati, edhe pse ato janë brenda pritshmërive, por pjesëmarrja në Tokio. Mendoj që së bashku me trajnerin kemi vendosur objektiva të rëndësishme për Lojërat Olimpike, që është thyerja e rekordit kombëtar. Sigurisht që karriera ime është në vazhdim e sipër. Jam vetëm 18 vjeç dhe kërkoj që të kem sa më shumë rekorde e rezultate të mira. Nuk mund të mjaftohem vetëm me shpalljen sportisti më i mirë i kampionatit”.

Edi Vasi: ‘Butrinti’ brenda pritshmërive

‘Butrinti’ është shfaqur bindshëm në këtë kampionat të të rinjve dhe të rriturve. Jo vetëm për shkak të paraqitjes dinjitoze, por dhe rekordeve që kanë ardhur nga Ronaldo Serjani. Dhe Edi Vasi, kryetrajneri i notit sarandiot për gazetën “Telegraf” do të nënvizonte: “Edhe duke qenë qytet bregdetar ne vazhdojmë të kemi traditë në sportin e notit. Jo vetëm kaq, por në Sarandë më shpejt fëmijët mësojnë notin, se sa të ecin. E ajo që na duhet është një pishinë olimpike që të ecim me hapin e të tjerëve. ‘Butrinti’ në këtë kampionat është përfaqësuar me dhjetë notarë, nga ata që u dalluan dhe në kampionatin e fëmijëve. E kemi një rekordmen si Ronaldo Serjani, që në 100 metra delfin dha rekordin e ri 58″50 e tek të tjerat ishte shumë pranë rekordeve. Pra, noti në Sarandë ka të ardhme dhe kjo, është për t’u nënvizuar që nesër t’i japim udhë këtij sporti me shumë traditë në qytetin tonë”.

Kampionati, 14 rekorde kombëtare

Kampionati kombëtar i të rinjve dhe të rriturve, që ka përfunduar të premten në mbrëmje në kompleksin e Pishinave të Akuadromit në Tiranë, ka dhënë 14 rekorde kombëtare. Kështu Vivian Xhemollari në 200 metra bretkosë me kohën 2’49″91 ka dhënë rekord të ri kombëtar për të reja dhe të rritura. E njëjta notare e klubit ‘Stela’, tanimë vetëm për të reja, do të realizonte kohën rekord në 400 metra katërnotim me 5’11″22. Për të reja dhe të rritura, ‘Stela’ si skuadër është rekordmene në 4×100 metra stil miks me kohën 5’03″51. Po kështu në 4×100 metra stil i lirë me 4’25″47 dhe në 4×200 metra stil i lirë me 9’37″95. Për të rinj evidentohet rekordi i ri në 100 metra bretkosë nga Ronaldo Serjani me 58″50. ‘Stela’ për të rinj e të rritur do të jepte rekordin e ri kombëtar në 4×100 metra miks me 4’10″10. Ndërkohë që ‘Teuta’ do të ishte rekordmene për të rinj në 4×100 metra stil i lirë me 3’42″53 dhe në 4×200 metra stil i lirë me 8’43″21.

Rezultatet teknike të Kampionatit të të rinjve dhe të rriturve

Të reja

50 metra stil i lirë             Elisa Kaçani (Stela)                             30″18

100 metra stil i lirë            Liana Muka (Stela)                    1’06″44

200 metra stil i lirë            Sara Dande (Stela)                              2’18″22

400 metra stil i lirë            Vivian Xhemollari (Stela)           4’42″90

800 metra stil i lirë            Kaltra Meça (Stela)                             9’52″44

1500 metra stil i lirë          Sara Dande (Stela)                              18’46″00

50 metra bretkosë            Ester Guni (Teuta)                              48″97

100 metra bretkosë           Sofi Kita (Partizani)                            1’59″69

200 metra bretkosë           Vivian Xhemollari (Stela)           2’49″91

50 metra shpinë               Jona Thomai (Partizani)                      34″69

100 metra shpinë             Vivian Xhemollari (Stela)           1’10″37

200 metra shpinë             Dea Limaj (Stela)                                2’54″07

50 m delfin                      Kestrina Dande (Stela)                        32″37

100 m delfin                    Kestrina Dande (Stela)                        1’13″44

200 m katërnotim             Vivian Xhemollari (Stela)           2’30″00

400 m katërnotim             Vivian Xhemollari (Stela)           5’11″22

4×100 miks                     Stela                                                  5’03″51

4×100 stil i lirë                 Stela                                                  4’25″47

4×200 stil i lirë                 Stela                                                  9’37″95

Si ekip: ‘Stela’ 309 pikë

Sportistja më e mirë: Vivian Xhemollari (Stela)                  1221 pikë FINA

Të rinj

50 m stil i lirë                   Dalvi Elezi (Teuta)                     24″81

100 m stil i lirë                 Kledi Kadiu (Teuta)                            52″56

200 m stil i lirë                 Dalvi Elezi (Teuta)                     1’58″25

400 m stil i lirë                 Sofian Sarrag (Teuta)                          4’31″09

800 m stil i lirë                 Sofian Sarrag (Teuta)                          9’21″86

1500 m stil i lirë               Sofian Sarrag (Teuta)                          18’39″25

50 m bretkosë                 Toni Groshi (Teuta)                            31″63

100 m bretkosë               Kledi Kadiu (Teuta)                            1’05″69

200 m bretkosë               Even Qarri (Tirana)                             2’35″06

50 m shpinë                     Frenki Vogli (Stela)                             28″62

100 m shpinë                   Frenki Vogli (Stela)                             1’02″25

200 m shpinë                   Frenki Vogli (Stela)                             2’15″25

50 m delfin                      Ronaldo Serjani (Butrinti)          26″94

100 m delfin                    Ronaldo Serjani (Butrinti)          58″50

200 m delfin                    Ronaldo Serjani (Butrinti)          2’13″34

200 m katërnotim             Paolo Priska (Stela)                            2’15″53

400 m katërnotim             Bjorn Barameta (Teuta)                       5’05″41

4×100 miks                     Stela                                                  4’10″10

4×100 stil i lirë                 Teuta                                                 3’42″53

4×200 stil i lirë                 Teuta                                                 8’43″21

Si ekip: ‘Teuta’ 255 pikë

Sportisti më i mirë: Kledi Kadiu (Teuta) 1159 pikë FINA

Të rritura

50 m stil i lirë                   Nikol Merizaj (Tirana)                         26″70

100 m stil i lirë                 Nikol Merizaj (Tirana)                         59″16

200 metra stil i lirë            Sara Dande (Stela)                              2’18″22

400 metra stil i lirë            Vivian Xhemollari (Stela)           4’42″90

800 metra stil i lirë            Kaltra Meça (Stela)                             9’52″44

1500 metra stil i lirë          Sara Dande (Stela)                              18’46″00

50 m bretkosë                 Sonia Kapedani (Tirana)                     39″10

100 metra bretkosë          Sofi Kita (Partizani)                            1’59″69

200 metra bretkosë          Vivian Xhemollari (Stela)           2’49″91

50 metra shpinë               Jona Thomai (Partizani)                      34″69

100 metra shpinë             Vivian Xhemollari (Stela)           1’10″37

200 metra shpinë             Dea Limaj (Stela)                                2’54″07

50 m delfin                      Kestrina Dande (Stela)                        32″37

100 m delfin                    Kestrina Dande (Stela)                        1’13″44

200 m katërnotim             Vivian Xhemollari (Stela)           2’30″00

400 m katërnotim             Vivian Xhemollari (Stela)           5’11″22

4×100 miks                     Stela                                                  5’03″51

4×100 stil i lirë                 Stela                                                  4’25″47

4×200 stil i lirë                 Stela                                                  9’37″95

Si ekip: ‘Stela’ 308 pikë

Sportistja më e mirë: Nikol Merizaj (Tirana) 1364 pikë FINA

Të rritur

50 m stil i lirë                   Dalvi Elezi (Teuta)                     24″81

100 m stil i lirë                 Kledi Kadiu (Teuta)                            52″56

200 m stil i lirë                 Dalvi Elezi (Teuta)                     1’58″25

400 m stil i lirë                 Sofian Sarrag (Teuta)                          4’31″09

800 m stil i lirë                 Sofian Sarrag (Teuta)                          9’21″86

1500 m stil i lirë               Sofian Sarrag (Teuta)                          18’39″25

50 m bretkosë                 Toni Groshi (Teuta)                            31″63

100 m bretkosë               Kledi Kadiu (Teuta)                            1’05″69

200 m bretkosë               Even Qarri (Tirana)                             2’35″06

50 m shpinë                    Frenki Vogli (Stela)                             28″62

100 m shpinë                   Frenki Vogli (Stela)                             1’02″25

200 m shpinë                   Frenki Vogli (Stela)                             2’15″25

50 m delfin                      Ronaldo Serjani (Butrinti)          26″94

100 m delfin                    Ronaldo Serjani (Butrinti)          58″50

200 m delfin                    Ronaldo Serjani (Butrinti)          2’13″34

200 m katërnotim             Paolo Priska (Stela)                            2’15″53

400 m katërnotim             Bjorn Barameta (Teuta)                       5’05″41

4×100 miks                     Stela                                                  4’10″10

4×100 stil i lirë                 Teuta                                                 3’42″53

4×200 stil i lirë                 Teuta                                                 8’43″21

Si ekip: ‘Teuta’ 211 pikë

Sportisti më i mirë: Kledi Kadiu (Teuta) 1159 pikë FINA