Vendimet e Kolegjit Zgjedhor/ Marash Logu: PD, 25 Prillin do e çojë në Strasburg

249
Sigal

Përfqësuesi i PD në Kolegjin Zgjedhor Marash Logu, ka komentuar kërkesën e forcës së tij politike, për përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Logu është shprehur se një gjyqtar nuk mund të jap vendim për veten e tij, teksa shton se çështjet e ngritura në lidhje me zjedhjet e 25 prillit do i çojnë deri në Strasburg.

Marash Logu: Ka disa parime shumë të rëndësishme në çdo gjykim. Çdo qytetar ka të drejtë që të gjykohet nga një gjykatë e paanshme dhe nga një gjykatë e krijuar me ligj. Në momentin që një nga palët e di se cili është vendimi që do të jap gjykata, një gjyqtar nuk mund të garantoj gjykim të drejtë dhe në këtë moment qytetari ka të drejtë që të kërkojnë përjashtimin e tij nga gjykata dh eta zevëndësoj me një tjetër. Nuk ka ndodhur kurrë që një gjyqtar të jap vendim për veten e tij, as familjarët as të afërmit. Sot të 7 gjyqtarët gjykuan kërkesën për përjashtimin e tyre.

Ky është një rast atipik. Duke qenë kodi zgjedhor nuk parashikon rregullime apo të këtij rasti, atëherë ne mendojmë se është rasti për t’iu referuar kodit të procedurave civile. Ne do të angazhohemi me çdo mjet që kemi në dispozicion, vendimet e Kolegjit Zgjedhor, janë të formës së prerë, por çdo pale I njihet e drejta se kur ka cënim të drejtave, ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por edhe Gjykatës së Strasburgut. Ne jemi në konsultim me ekspertë të drejtës ndërkombëtare, për të parë edhe mundësi të tjera në instanca të tjera, për çështjet që kemi ngritur në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.