Qeveria “amnisti” për shkelësit, s’ka heqje patente për thyerje të karantinës

274
Sigal

Një lajm i mirë për drejtuesit që kanë shkelur rregullat anti-covid. Qeveria ka vendosur të falë drejtuesit e automjeteve të cilët janë gjobitur nga uniformat blu për thyerje të orarit të karantinës. Ekzekutivi parashikon ndryshimin e sanksionit për thyerjen e orës së karantinës nga drejtuesit e automjeteve.

Konkretisht nga tre vjet heqje patente dhe bllokim mjeti, masa e re parashikon se dënimi do të jetë 30 ditë heqje të lejes së drejtimit dhe 30 ditë bllokim të automjetit.

Falja për shkelësit e mëparshëm hyjë në fuqi në rast se kanë kaluar afatin 30 ditor nga bllokimi i lejes së drejtimit dhe automjetit. Një person që është dënuar në muajin janar me 3 vite heqje patente, ata e marrin automatikisht pasi kanë kaluar periudhën 30 ditore.