Plagosja në Tiranë, pas konfliktit me armë te kompleksi ‘Dinamo’

Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Burime nga policia e kryeqytetit thanë se plagosja ka ndodhur pranë kompleksit ‘Dinamo’.

Sigal

Fillimisht ka nisur si një përplasje verbale mes të plagosurit dhe personave të tjerë, duke përfunduar në përplasje me armë.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur 20-vjeçari me inicialet R. G., ndërsa autorët janë dy persona, që janë larguar.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa i plagosuri po merr ndihmën në spital.