Propozimi i Nishanit: PD-ja të vazhdojë rrugën e bojkotit, nuk ka Parlament nëse nuk njihen zgjedhjet

171
Sigal

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka udhëzuar këtë parti që të ndjek rrugën e bojkotit pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në “Përballë”, Nishani tha se nuk ka kuptim që PD-ja edhe të mos njohë zgjedhjet, edhe të futet në Parlament. Sipas Nishanit, këto dy hipoteza nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“PD të vijojë rrugën e bojkotit. Nuk i njohim zgjedhjet, por hyjmë në parlament. Kjo është një tezë e pakuptimtë sepse nëse ti nuk i njeh zgjedhjet, atëherë bën atë që bëre pak vite më parë, refuzon marrjen e mandateve. Humbja është e njohur se po thuhet do shkojmë në parlament. Kjo do te thotë që e ke pranuar rezultatin. Që do të thotë ka pasur manipulime, por jo që të ndryshojnë këtë rezultat .Janë mekanizma që nuk funksionojnë. Ndërtimi i mekanizmave të tillë paralel nuk mund të jenë funksional për opozitën. Opozita nuk ka polici dhe nuk komandon policinë, nuk ka prokurori dhe nuk komandon prokurorinë. Mund ti ndërtosh formalisht, por të kthehen në bumerang,”- tha Nishani.