Zbulohet axhenda e plotë e Kategorisë Superiore, java e 29-të do të luhet e gjitha në një ditë

210
Sigal

Siç është bërë zakon tashmë, axhenda e Kategorisë Superiore, ka ndryshuar sërish. FSHF ka vendosur së fundmi që të gjitha sfidat e javës së 29-të të zhvillohen ditën e shtunë, duke spostuar kështu përballjen, Teuta-Tirana që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e premte.

Ndryshime edhe për sa i përket orareve. 3 sfida do të startojnë në orën 13:00, ndërkohë që java e 29-të do të kulmojë në orën 16:00 me përballjet Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi.

Kategoria Superiore

Java 29 (24 prill)

Të shtunën

Kastrioti-Laçi      13:00

Bylisi-Apolonia  13:00

Vllaznia-Skënderbeu      13:00

Teuta-Tirana 16:00

Partizani-Kukësi 16:00 (në “Air Albania”)