Vladimir MUKA: Emigrimi ëndërra e shqiptarëve!

387
Sigal

Edhe sot e kësaj dite emigrimi vazhdon të jetë ëndërr në sirtar e të rinjve dhe të rejave shqiptarë. Vazhdon me të njëjtin intensitet boshatisja e qyteteve dhe fshatrave shqiptare.
Është e dhimbshme, madje shumë e dhimbshme që një e re apo i ri shqiptar del më i fituar:
– duke punuar tokën e një pronari grek, italian apo çfarëdoqoftë se sa duke punuar tokën e tij në Shqipëri.
– duke mbledhur prodhimet në ullinj, agrume, vreshtari etj., në Greqi se sa duke shfrytëzuar tokën dhe kultivuar dru frutorë këtu në Shqipëri
– duke punuar specialist ndërtimi në Greqi, Itali, Zvicër apo gjetkë se sa duke punuar specialist ndërtimi këtu në Shqipari.
– duke punuar si bari delesh apo dhish tek një pronar grek se sa duke mbarështruar tufën e vet të deleve apo dhive këtu në Shqipari,

Është e papranueshme që politika shqiptare nuk shqetësohet fare që numri i të rinjve dhe të rejave në fshatrat shiptare vjen duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë. Në Shqipëri ende nuk është përcaktuar një politikë efikase që emigrantët të rikthehen në vendin tonë dhe të investojnë me dëshirë të plotë në vendin e tyre.

Tani pas 3 dekadash demokraci ka ardhur koha për politika sociale për t’i ftuar emigrantët të punojnë këtu në Shqipëri dhe të investojnë paratë e tyre brenda territorit të Shqipërisë.
Kjo arrihet duke mbështetur programin e LSI ku rinia është prioritet si një fuqi e së ardhmes.

Ju ftoj të votoni: Gramshi, Elbasani!

E gjithë Shqipëria! Të votojmë për të ardhmen tonë dhe të femijëve tanë! Pranvera po vjen!
25 Prilli dita e madhe drejt ndryshimit!