Tritan Shehu : Sulmet e Kryeministrit ndaj BE e vendeve partnere të saj janë të përsëritura.

218
Sigal

Gjatë një interviste ku u pyet se përse Kryeministri Rama po sulmon BE, ish-Ministri i Jashtëm, Tritan Shehu u shpreh se sipas tij arsyet janë të qarta.

“1- Për të fshehur dështimet e tij si në politikat e brëndshme, integrimin, ashtu dhe menaxhimin e pandemisë.
2-Sepse per atë axhenda perëndimore e integrimi nuk janë objektiva.”, – u shpreh Shehu gjatë intervistës.

Një pjesë nga intervista e tij :

-Dy janë arsyet e sulmeve ndaj BE:

1- Për të fshehur dështimet e tij si në politikat e brëndshme, integrimin, ashtu dhe menaxhimin e pandemisë.
2-Sepse per atë axhenda perëndimore e integrimi nuk janë objektiva.

Orientimi i tij është i ndryshëm nga orientimi e interesat e shqiptarëve e rajoni. Kjo sepse për BE autokracitë, deformimet e demokracisë, denigrimi i qytetarëve etj.,  janë të pa pranueshme.
Sulmet e tij ndaj BE e vendeve partnere të saj janë të përsëritura. Deklarata e ambasadës së Francës shënon “mbushjen e kupës” dhe në fakt nuk është vetëm e Francës. Rama siç duket nuk konsideron si “vende miq”, vendet e BE dhe Perëndimin.

-Vaksinimi Covid, Shqiperia pa asnje program vaksinimi, sic tha dhe Soreca.

Ardhja e 970 dozave në mënyrë “kontrabandë” nuk zgjidh asgjë, cënoi rëndë sigurinë medikamentoze në vend. Ishte vetëm një propagandë për të fshehur dështimet.