Të shtënat në parlament, Harper: Dyfishojmë luftën ndaj terrorizmit

396
Sigal

KANADA – Një ditë pas incidentit ku një person kreu një sulm me armë në parlamentin kanadez, kryeministri Stephen Harper u zotua të 2-fishojë luftën kundër organizatave terroriste jashtë vendit. “Kjo do të na çojë në forcimin e vendosmërisë për të dyfishuar përpjekjet tona dhe të agjencive të sigurisë kombëtare për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar kërcënimet”, tha Harper në një fjalim televiziv drejtuar popullit kanadez mbrëmjen e vonë të së mërkurës. 

Sulmi i një dite më parë ndodhi pak çaste pasi një i armatosur vrau një ushtar roje në Memorialin Kombëtar të Luftës në qendër të kryeqytetit, Otava dhe më tej u fut në godinën e parlamentit. 

Policia e Otavës tha se ishte shumë herët për të thënë nëse është i njëjti person përgjegjës për të dyja sulmet. Autori i sulmit i cili gjeti vdekjen gjatë përballjes me policinë, dyshohet se ishte i konvertuar në mysliman. Ai qëlloi dy ushtarë kanadezë nga makina e tij, duke lënë të vdekur njërin prej tyre, ndërsa hyri brenda Parlamentit kanadez duke shtënë disa herë me armë. Të dy sulmet u zhvilluan pasi Kanadaja njoftoi këtë muaj angazhimin në luftë kundër militantëve të ISIS

Vrasja e ushtarit kanadez ishte e dyta për këtë javë, çka ka çuar në idenë e një sulmi të mundshëm nga militantë islamikë. 

Zyrtarët thanë se Parlamenti rihapet sot në orën 14:00.