PD Fier publikon faktet: Prokuroria e Fierit nuk i heton zyrtarët e PS, që u kërkojnë punonjësve formularët

341
Sigal

Kreu i PD në Fier, Luan Baçi, përmes një reagimi në Facebook, shkruan se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka shpallur moskompetencë për të hetuar formularët që janë shpërndarë në disa institucione të administratës si formë presioni ndaj punonjësve.

Sipas tij, Prokuroria e Fierit duhet të kishte nisur hetimet për kallëzimet ndaj kryebashkiakut Armando Subashi dhe drejtoreshës së Shëndetit Publik Fier, Mirela Mitri.

Por teksa kërkon shpjegime nga Prokuroria, Baçi ka publikuar foto të formularëve ku tregohen emrat, mbiemrat, numrat e telefonit, kartat e identitetit dhe firmat mbi to.

Postimi i plotë i kreut të PD, Fier:

Pas denoncimit dhe berjes publike nga ana jone, te disa formulareve, qe drejtues te ndryshem institucionesh kane vene ne perdorim si forme presioni dhe qe nuk jane te vetmet, PD Dega Fier, ju drejtua Prokurorise Fier, me kallezim penal, per dy drejtues, nga ku rezultojne te jene mbushur keta formular.

Pergjigjia e ardhur nga prokuroria, me nr 6949/2 prot date 28.09.2020, se kallezimi qe kemi bere ne lidhje me:

1) “veprat penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve” parashikuar nga neni 328/a paragrafi i trete te kodit penal.
2) “shperdorimi i detyres” parashikuar nga neni 248 i Kodit penal.

Ne ngarkim te shtetasve :

1- Armando Subashi Kryetar i Baskise Fier.
2- Mirela Mitri Drejtore e MJVKSH Fier
(Drejtore e shendetit publik)

ESHTE VENDOSUR MOSKOMPETENCA per hetimin e fakteve te kallezuara dhe dergimin e akteve ne prokurorine kompetente.

I kerkojme prokurorise:

1) Te na vini ne dispozicion vendimin qe keni marre per kete moskompetence

2) kujt i eshte derguar ky kallzim.

Keto elemente duhet te kishin gjetur pasqyrim ne pergjigjen qe na keni derguar.

Ky kallezim ka te beje ne nje fenomen qe po perhapet shume ne administraten tone publike dhe iniciohet dhe drejtohet nga drejtuesit e institucioneve me porosi te drejtuesve te larte te shtetit, ne vazhden e shume perpjekjeve te tjera te pa ligjshme, per manipulimin e zgjedhjeve te 25 Prillit.
Ne raste se i referoheni nenit 75/a pika c te kodit te procedures penale, shtetsja Mirela Mitri nuk eshte subjekte i ketij neni dhe prokuroria Fier duhet te kishte filluar hetimet

Po ju vem perseri ne dispozicion publikisht, formularet me emra dhe mbiemra, nr ID, nr tel dhe firmat e tyre te depozituara ne institucionet ku ata punojne.
Si dhe per publikun pergjigjen e prokurorise per shpallje mos kopetence dhe shkresen tone zyrtare, qe kerkojme shpjegimet e cituara me larte.
Per dijeni shkresa i dergohet dhe :
Prokurorit te Pergjithshem Olsion Çela dhe Keshillit te Larte te Prokurorise.