Dr. Yusmany Sotolongo Veliz: Vidatox, ilaçi nga akrepi blu që shëron tumoret

1110
Sigal

INTERVISTA/ Flet për Suplementin mjekja kubaneze, Dr. Yusmany Sotolongo Veliz, specialiste në klinikën “San Marko”

Çfarë është Vidatox-i, ose helmi i akrepit blu?

-Vidatox-i është një medikament homeopatik, i prodhuar nga laboratori biologjik-farmaceutik Labiofam S.A, i cili prodhohet nga helmi i akrepit blu. Helmi i akrepit është përdorur në mjekësinë tradicionale në disa vende të tilla si, Kina dhe India, për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Përdorimet tipike përfshijnë trajtimin e konvulsioneve të mëdha, dhimbjeve dhe tumoreve. Në kushte natyrore, helmi i akrepit, është një lëng ngjyrë qumështi, i bardhë, me një pH 7.12, që përmban kripëra joorganike, mucopolysaçharides, enzima dhe proteina të ndryshme, duke përfshirë peptide me masa molekulare me të ulët se 8 kDa. Publikimet e fundit shkencore e njohin potencialin e helmit të akrepit në trajtimin e tumorit, pasi është vërejtur frenimi in- vitro i rritjes së qelizave tumorale dhe ekzistencës se Apoptosis, si një rast të vdekjes së qelizave. Në Kube, helmi i Rhopalurus junceus, lloj akrepi, është përdorur për qëllime terapeutike që prej shekullit XIX, megjithatë, aktiviteti i vërtetë potencial anti-tumoral nuk është vënë re deri në fillim të viteve ’80 në Guantanamo. Në këto, vite u vu re efekti i tij anti-tumoral dhe Labiofam.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf