Lulzim Basha: “Do të rishikojmë marrëdhëniet tona me Kuvendin”

492
Sigal

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi sot vendimin për rishikimin e marrëdhënieve me Parlamentin, ndërsa u bëri thirrje deputetëve PD-së të dalin në terren të informojnë elektoratin për vendimet si dhe për vazhdën e protestave që opozita do të ndërmarrë në varësi të keqqeverisjes. “Do të rishikojmë marrëdhëniet tona me Kuvendin në mbrojtje të ligjit. Nuk do të pranojmë të japim legjitimet Parlamentit që ka vendosur të bëhet gijotina e ligjit. Kjo javë të jetë java e zgjedhësit me qytetarët për të informuar mbi rrezikun vdekje prurës për veprimet Rama-Meta dhe për vendimet tona”- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të grupit PD.Kryetari i PD-së dekaron se protestat e reja varen nga keqqeverisja: ”E pamë të gjithë dhe me siguri Rama- Meta të enjten marshimin mallështor të protestës të thirur prej nesh.  Është një ngjarje shpresëdhënese e shpëtimtare. Intensiteti i protestave të tjera do të varet drejtëpërsërireti nga ana e keqqeverisjes. “- tha Basha. “Kjo qeveri vërtet po mbush 6 muaj, por qytetarët ngrihen në protest sepse po e bën shumë më keq, kundër qeeriosë së përkeqësimit të gjithëanshëm. Kanë rënë në zero kreditimi i biznesit dhe në rënie të lirë investimet e huaja të vetmet rritje borxhi dhe papunësia. Të ardhurat për janarin janë 1.8 % më të ulëta nga janari i 2013.  Nga njëra anë rritent taksat dhe sjellin më pak të ardhura “- nënvizon Basha.Sipas Bashës “Jemi në kushtet e një anomalie të krimit ekonomik, monopole, kontrabandë dhe korrupsion pjesë e skenarit është dhe heqja e bukës së gojës e 21 mijë shoferëve të furgonëve. Kjo po ndodh dhe në rend ku vrasjet rriten, trafiku i drogës nën përkujdesjen e të emëruarve të rinj të Rama –Metës”. Prandaj deputetët e PD-së do të dalin në terren këtë javë për të informuar për vendimin për rishikimimin e marrëdhënieve me Parlamentin por dhe për vazhdën e protestave që opozita do të ndërmarrë.