Makina përplas për vdekje një person me biçikletë në autostradën Shkodër-Lezhë

Një aksident me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Shkodër- Lezhë.

Sipas të dhënave të para mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.

NOA

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mabe rreth orës 06:00 të këtij mëngjesi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.