Gjykata e Beratit mbylli ne qeli me masën arrest me burg 48 vjeçarin e akuzuar për ngacmimin seksual të një fëmije 5 vjeçe. Para togave të zeza, autori pranoi se e mashtroi me embëlsira e kumbulla.
Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Kapinova, i akuzuar për ngacmim seksual të një vajze 5 vjeçare.
Në një seancë me dyer të mbyllura gjykata vendosi ta mbajë në qeli me masën e sigurisë arrest me burg.
Para togave të zeza, ai ka pranuar ngjarjen e rëndë, ndërsa ka rrëfyer edhe dinamikën e tentativës monstruoze.
Është shprehur se 5 vjeçaren dhe motrën e saj 7-vjeçare i kishte gënjyer me embëlsira e kumbulla duke i futur në banesë.
Por të miturat kanë kërkuar ndihmë dhe ai është detyruar ti lëshojë, pa menduar se ato do ti tregonin prindërve.
Disa orë pas ngjarjes, policia e vuri në pranga, ndërsa në gjykatë u mbrojt me avokat kryesisht për shkak të gjendjes ekonomike.
Nga vizita mjekësore, mjekët specialistë kanë arritur të përfundimin se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual.
48-vjeçari Kapinova sipas burimeve rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve.
Ai njihet si person i alkoolizuar por deri tani askush nga banorët e lagjes nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.