Gjendet pa shenja jete 58-vjeçari në Autostradën Tiranë-Durrës

275
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës. Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në trotuar, pranë një subjekti privat.

Policia njofton se është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete 58-vjeçari I. D., i cili ishte punonjës i një kompanie Security.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.