Flet Ceferin: Sfidat e “Final Eight” në Champions mund të luhen me tifozë

287
Mg Madrid (Spagna) 01/06/2019 - finale Champions League / Tottenham-Liverpool / foto Matteo Gribaudi/Image Sport nella foto: Aleksander Ceferin
Sigal

Pas konfirmimit të vendimit për mbylljen e këtij edicioni të Champions League në qytetin e Lisbonës dhe të Europa League në Gjermani, ka folur dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. I pyetur nga gazetarët, kreu i UEFA-s, u shpreh se mund të ketë edhe tifozë në këto ndeshje.

“Nëse do të përgjigjesha sot, nuk do të ishte e mundur që të ketë tifozë në “Final Eight” të Champions dhe Europa League, por gjërat ndryshojnë me shpejtësi. Një muaj më parë nuk mund të imagjinonim se do të kishte tifozë, do ta vendosim në fillim të muajit korrik. Do të ishte e gabuar nga ana jonë që të vendosnim shpejt për këtë situatë në këtë moment”, deklaroi Ceferin.