“-Mirë jam, merak për ty kam”!
“-Mirë jemi, merak për ty kemi”
Nuk jemi në epokën e “Dashurisë në kohën e kolerës” por në ditet e pasosura të sevdasë të “Korona Virozës 19”. Për këtë sevda, Kalo Kataroshi rrëfen: “Më në fund dhe unë i qujturi Kalo Kataroshi i vura flakën “Shamisë së beqarit” dhe braktisa vathën e beqarëve të stazhionuar e vendosa të hyja në shtrungën “lumtërisë bashkëshortore .Si gjithë bota dhe unë gjeta një guguçe të kolme, që pranoi të nëshkruante kontratën bashkëshotore e do më sillte pajë lumtërinë. Po përpara se të vinin miqtë e shokët të më uronin, erdhën agjentët e “Korona Virozës 19”. E kisha lënë me guguçen time të kolme të takoheshim në një nga lulishtet më të mira të qytetit. Sa mbrita në vend në orën e caktuar e pashë se po vinte zonjushja ime, si një flutur. Bëra yxhym përpara ta përqafoja e ta puthja, kur nuk e mora vesh si u fanepsën dy policë, -Hej, zoti qytetar, respekto distncën një metro larg prej tjetrës.- më thirri njëri prej tyre. -More zoti polic, nuk ështe tjetra por zonjusha që do të bëhet bashkëshortorja imee – i thashë. -Qoftë me shëndet, por zbato urdhrat e qeverisë në luftë kundër “Korona virusit 19” se ke dëgjur nga të gjthë ekranët e televizioneve e vendit e valët e radios që të mbash distancën fiks një metër, qofte edhe nga dashnorja apo gruaja.- vazhdoi ai. -Domethënë, dashurinë ta zhvillojmë shih me sy e plas me zemër! – i thashë. -Në daç shih me zemër e plas me sy, por të lutem zbato regullat se jemi në kohë lufte dhe armikun e padukur e kemi përpara, -vazhdoi ai. Ndërsa unë po hahesha me të, polici tjetër kishte nxjerrë metrin e po maste largësinë ndërmjet meje dhe guguçes time. -E ke shkelur distancën 28 centimetra, prandaj do të pagush një gjobë prej 28 mijë lekësh- tha prërë ai. -Aman, o zoti polic se jam i papunë- iu luta me gjak të ngrirë. -Qofsh me shëndet. Po urdhërat e qeveris i dëgjon apo je zullap nga veshët. Mblidhe mendjen se po e përsërite këtë që bëre sot Kodi Penal ka edhe dënime më të rënda! – e mbylli bisedën ai. Mbetëm të dy me guguçen si hunj gardhi . Mirë thonë se kur nis të lozë fukaraja çahet daullja. -Ulemi në këtë stol të pushojmë pak! – i thashë guguçes
Kur pran nesh kaloi një makinë e policisë. -Zotërinj qytetarë! – na thirri polici që ishte brenda saj.. -Nuk jemi kondravajtje, jemi një meter e 28 centimetra larg njëri tjetrit, -iu pëgjigja. Mos u ulni në stol se kushedi sa vetë janë ulur në të e është fshehur ndonjë agjent i “Korona Virozës 19”, ju sulmon e ju dërgon në spital apo u asgjeson! – na këshilloi ai. Një ditë tjetër i thashë zonjushes që do të bëhej zonja ime të takoheshim në sokakun…. -Në Sokakun e të marrëve”!- plotësoi ajo. -Moj xhan, – i thashë. –nuk jemi të marrë të përziemi me të lajthiturit. Të vemi në atë sokakun, që ka hyrje por s’ka dalje e s’janë ndezur dritat elektrike që në zgjedhjet e fundit. Atje dhe të gjithë qentë e rrugëve, që vërtiten të lëpijnë ndonjë kockë s’na zbulojnë dot. Kështu thamë e kështu vendosëm. Në orën e caktuar u gjetëm atje. Sa hapa krahët ta pushtoja guguçen, kur ç’të shikoja?!. Një makinë e Ministrisë së Mrojtjes u gjen përballë nesh. Nga dera e saj zbitën dy ushtarë. Njëri prejtyre më bërtiti -Zoti qytetar dhe zonja qytetare pse s’mbani distancën një metër njeri nga tjetra! -Zoti ushtar,- i thashë,- ajo nuk është “tjetra, por zonjushja që do të bëhet zonja ime e do të më sjellë lumtërinë bashkëshortore.- i tashë -Po maskën në hundë ku e ke? – më shfryri ai.. `-Të betohem për kokën e kësaj zonjushes që do të bëhet zonja ime, i kam rënë qoshe më qoshe qytetit e në asnjë farmaci nuk gjeta dot! -Duhet dish zoti kondravajtës, se edhe disa policëve, u mungojnë maskat, por i kanë sajuar vetë me mjete rrethanore.- më sugjeroi ai. Në këto e sipër, zonjusha, që do bëhej zonja ime hoqi sytjenat nga gjinjët, i këputi në mes, të majtën ma dha mua ta përdorja në vend të maskës, ndërsa të djathën e mbajti për vete. -E shikon, zoti qytetar, se gratë e kanë mendjen femër, që u pjell idera të mëdha! – foli ai me sensin gazmor~Zoti ushtar, – ndërhyra unë,- ajo është vajzë, s’është bërë akoma grua, zoti ushtar e korigjova… -Nuk jan ushtar, por nën tetar,- ma preu shkurt dhe vazhdoi qortimin:.

-Po ti, zoti qytetar do gjobitësh ,për mos zbatinin e ligjit dhe urdhërit të qeverisë. Por unë doja të dija se kur do të mbaronte kjo luftë me një armik të padukshëm, që po na linte pa martuar? -Atë s’e dinë ata e ato që kanë një qerë me tituj e grada shkencore e jo ta dime ti e unë. Mos harro se jemi në luftë ditë e natë me një armik të padukur, se po ta shihnim do ta sulmonim me të gjithë arsenalin ushtarak, me topa, mortaja, tanke, mitroloza, automatikë, kobure, me avione,, madje dhe me gurë e me llastikë dhe do ta asgjësonim. Pas këtij sqarimi , zoti nën tetar s’e vuri dorën në zemër, por më dënoi me një gjobë të majme dhe jo vetëm kaq, por urdhëroi, që secili nga ne të mbyllej në karantinë në shtëpinë e tij 14 ditë nën vëzhgimin e policisë. Zbatuam urdhërin duke u vetëburgosut në shtëpi e të bënim stërvtje ushtarake. -Ka regulla, ligje e urdhëra shteti, zoti kundravajtës. i dha fund sqarimeve ai. Kjo masë e fortë na detyroi që “dashurinë ta vazhdonim me anë të telefonit. Unë e merrja guguçen tri herë në ditë duke i dhëne lajmin e mirë: “Mirë jam, merak për ty kam!”. Dhe ajo nga shtëpia e saj më njoftonte po tri herë në ditë, në mëngjes, në drekë e në darkë: “Mirë jemi, merak për ty kemi!”.! Ç’të bësh, si pas avazit duhet t’i hedhësh këmbët. Sipas vendit bëhet kuvendi.






















