Një tjetër pacient ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacienti 90 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Shërbimin Infektiv, megjithë punën e bërë nga mjekët për mjekimin e tij.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shkon në 25 numri i pacienteve që kanë humbur betejën me koronavirusin.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.
Pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje”– njoftoi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në deklaratën e sotme për mediat.