Lamtumirë.
Marr me vete
djegie perëndimesh nëpër muzgje të qeta,
silueta qiparisash nëpër sfonde të murrmë
ullinjsh.
Dhe blloqet e hijeve të Çikës,
që përkunden netëve
mbi kostelacione yjesh Jonit përposh.
Lamtumirë.
Kudo që shkoj
jam një copëz peizazhi nga vendi im.