Fjala luftë në mungesë të luftës…

400
Sigal

Nga Gentian Çala

E përdorur rëndom këto kohë, nga shumë politikanë të nivelit të lartë anekënd botës, është thjesht një përdorim jo semantik i fjalës. As rezultati i humbjes së jetëve nga covid-19, nuk e justifikon përdorimin e fjalës luftë. Përdorimi i pavend i kësaj fjale thjesht krijon një problem në komunikimin me publikun dhe nuk i shërben qetësimit të tij, por përkundrazi shton pasigurinë dhe frikën. Fjala luftë në mungesë të luftës, duket artificë e përdorur gabimisht.

Kryeministri ynë e përdor këtë fjalë në çdo dalje publike, madje në mënyrë të përsëritur, duke përdorur dhe intonimin e zërit për të mbjellë idenë e një lufte. Aq e beson këtë, sa që nxjerrja e autoblindave të armatosura të ushtrisë, është materializimi i idesë. Po a është e dobishme kjo?! Natyrisht që jo! Me gjuhën e KM-së flet thuajse edhe edhe administrata poshtë tij. Njerëzit mesa duket duhet të mësohen me idenë e një lufte. Kjo nuk është metafora e duhur edhe nëse do të përdorej për këtë qëllim.

Menaxhimi i katastrofave natyrore, si kjo e pandemisë, kanë tre aspekte: komunikimin publik, transparencën dhe masat e marra. Nëse të treja nuk kanë funksionin e nevojshëm, atëhere Qeveria dhe institucionet nuk po menaxhojnë si duhet. Komunikimi publik nuk duhet të jetë në funksion të frikësimit të popullatës, por në funksion të qetësimit të masës. Të zgjedhësh një fjalë të tillë, nuk justifikohet as me mobilizimin e njerëzve, sepse frikësimi është çmobilizues. Fjala e përdorur për një qëllim, kurse masat apo vendimet nuk lidhje të, krijojnë edhe amulli. Sot kemi rreth 90 bluza të bardha në Itali që kanë humbur jetën nga covid-19, shumica në krye të detyrës. Ata meritojnë çdo respekt, por nuk janë heronjë lufte, por heronj humanizmi dhe sublimimi.

Sot nuk jemi në luftë, por jemi duke u përballur me një pandemi në nivel global, ky duhen nxjerrë shumë mësime për të nesërmen. Gjashtë epidemi në tre dekada, apo shumë sugjerime nga mendjet e ndritura, ishin sinjale të kësaj që do të ndodhte, por “veshët e shurdhër” të politikës nuk i dëgjuan. Paaftësia për ta parashikuar apo parandaluar këtë situatë, nuk ka justifikim.
As fjala luftë nuk justifikon askēnd!
Mos e përdorni për hir të Zotit!