Marsela Lena:Jetova 15 ditë me një murgeshë për një rol në film

INTERVISTA/  Flet aktorja Marsela Lena

Sigal

Rolet”

Tana në komedinë “14 vjeç dhëndër” mbi motivet e Çajupit me regji të Elma Dorezi

“Karnavalet e Korçës”  Afrovitit, regjia Elma Dorezi, autor S. Çomora, regji Elma Dorezi

“Leksioni”, Ionesku, nxënësja, regjia Frantz Helmer

“Salla e Banjës”, Lulu, regjia Inis Gjoni

“Playboy” J.M. Synge, Pegin Maik, regji Kiço Londo

“Shtëpia e Bernarda Albës”, Lorka,  Martirio me regji Alma Hoti

Vlerësime dhe çmime

Me rolin e Afrovitit tek “Karnavalet e Korçës” ka marrë dy çmime si aktorja më e mirë në dy Festivale jashtë vendit.

-Me rolin e Martirio tek “Shtëpia e Bernarda Albës”, ka marrë çmimin  si “aktorja më e mirë në rol protagonist” tek Festivali i të rinjve.

 Kur ke filluar të aktroni dhe kush ju ka  zbuluar si talent?

Lidhja ime me aktrimin por sidomos me teatrin përkon që në vitet e vegjëlisë, pasi im atë ka punuar në Teatrin Kombëtar dhe ai që e vogël, më merrte dhe unë  shikoja direkt të gjitha premierat aty. Pra shumë premiera si “Zbutja e kryeneçes” , “Nata e dymbëdhjetë”, “Kush e solli Doruntinën”, që fëmijë e vogël i  shikoja me një adhurim të jashtëzakonshëm. Im atë  më prezantonte me aktorët dhe unë kisha një entuziazëm dhe nj dashuri të madhe për ta. Teatri më dukej si një tempull në sytë e mi.  Kisha kujtime shumë të bukura në atë vegjëli dhe shumë skena i kam të freskëta dhe sot. Kur unë emigrova në Greqi, bashkë me prindërit, aty ku isha ndiqja të gjitha shfaqjet teatrore por edhe në shkollë në teatrot amatore. Në moshën 16 vjeç vendosa  të bëj disa kurse aktrimi dhe fillova të luaj me disa grupe amatorësh, që ishin  të sponsorizuar nga teatri i qytetit. Në qytetin, ku isha vinin vazhdimisht regjisorë nga Athina që na shikonin dhe ndihmonin në shfaqjet tona amatore. Këtu unë njoha një regjisor nga Athina, Jorgos Bakolas, ai vuri dy premiera tek ne dhe ai zbuloi talentin tek unë. Ky regjisor erdhi në Tiranë në premierën time të fundit “14 vjeç dhëndër”  dhe më pa. Jo vetëm u çudit, por u ndje i vlerësuar, pasi zgjedhja e tij nuk kishte kaluar në heshtje.

 Kur konkurruat, kë kishit në juri dhe çfarë pjesësh interpretuat?

 Në konkurs në juri kam pas, Birçe Hasko, Petrit Malaj dhe  Gëzim Rudin. Unë kisha  zgjedhur tre materiale të shkurtër, një monolog të Aristofanit, një poezi dramatiko-sentimentale dhe një tregim  humoristik. I kujtoj si sot reagimin e tyre por sidomos reagimin e prof Birçe  hankos. Në fillim me poezinë ai s’pati asnjë reagim. Rrinte kokulur, hijerëndë, indiferent, pra si kisha bërë përshtypje. Por kur fillova monologun që i përshtatet natyrës time, ai u ngrit në këmbë dhe më vuri ta interpretoja në rrethana të ndryshme. Madje filloi të interpretojë dhe vetë. Më filluan emocionet, fillova të dridhesha. Isha gati të qaja, pasi ai më bënte kërkesa të ndryshme pasi më kthehu disa herë.

Të vijmë tek roli i parë?

Ah, roli i parë. Ishte një ditë e veçantë. Sapo u diplomova pata një ofertë. Pra, më kërkuan të lozja një rol në film. Bëhet djalë për rolin e një murgeshe katolike,  tek filmi “Koha e Kometës” regjia Fatmir Koçi. Unë nuk e ndjeva boshllëkun që të krijon mbarimi i shkollës. Pra nuk zunë vend tek unë stresi, ku do shkoj, ku do punoj, a do ta ushtroj profesionin, etj…Ky rol më dha shumë forcë. Ky rol ishte delikat dhe  shumë specifik. Kjo më detyroi që për 15 ditë të shkoj tek Kisha katolike dhe të marr kontakt me një murgeshë e cila më ndihmoi shumë. Ajo më mori  në dhomën e saj dhe më lexoi disa lutje në gjuhën latine. Më mësoi se si  duhej të falesha, se si janë ritet e tyre, se si duhet të sillesha, si të ndihmoja njerëzit.  Pashë sjelljen e tyre, paqen me shpirtin, me një fjalë ajo më ndihmoi shumë në rolin e parë.

Pas këtij roli sa role të tjerë kryesorë ke lozur?

Unë kam luajtur 18 role, shumica kryesorë. Por për mua çdo rol është kryesor, pasi çdo rol ka vështirësitë e veta, kërkesat e veta. Rolet i kam punuar me dashuri, pasi i kam dhënë përmasat shumdimensional, pasi rolet duan kujdes, përkushtim sidomos rolet psikofizike. Kërkojnë një përqendrim të madh dhe dashuri të madhe. Roli i Tanës tek “14 vjeç dhëndër” mbi motivet e Çajupit me regji të Elma Dorezit, apo tek “Karnavalet e Korçës”  Afrovitit, regjia Elma Dorezi, autor S. Çomora, regji Elma Dorezi, janë role në stilin grotesk , të punuara me kujdes të jashtëzakonshme, apo “Leksioni”, Ionesku, nxënësja, regjia Frantz Helmer, nga Franca apo roli i Lulusë me regji të  Inis Gjonit, apo roli Martirios, janë ato që më kanë dhënë kënaqësi pa fund. Ndjehem shumë mirë me çka kam arritur, por në radhë të parë falënderoj regjisorët për besimin që më kanë dhënë.

Ju keni luajtur në dramë dhe në komedi, ku ndiheni më mirë?

 Një pyetje shumë delikate, pasi mendoj se unë ndihem më mirë në rolet  komiko-tragjik, por të dyja zhanret kam dëshirë ti luaj në alternim, pasi aktori këtu matet.

Kush është më vështirë të luhet?

Komedia është shumë më e vështirë në lojë. Kjo pasi është shumë e vështirë ta bësh publikun të qeshi, por shumë e lehtë të qajë. Por rolet këtu janë shumë të pakët, pasi dhe teatrot shqiptare sot sa gishtat e dorës janë. Sot nuk mund të zgjedhësh role, kur dihet se këtu nuk funksionon roli menaxherit. Por unë jam përpjekur të alternoj, të bëj një ndryshim në role, të mos jem statike.

 Je penduar që je bërë aktore, duke ditur që hapësirat e të qenit aktore të kufizon në punë?

Disa herë kur mërzitem, them që pse ju futa kësaj rruge, por pastaj kur  çoj në mend se sa dashuri kam marr nga spektatori, sa duartrokitje, sa lavdërime etj…heq çdo mendësi negative, pasi kur më del përpara skena, ajo më magjeps. Jam natyrë shumë këmbëngulëse dhe këtij profesioni do t’i jap gjithçka duke marrë pjesë dhe në projekte të tjera artistike. Merrem dhe me krijime dokumentarësh dhe po bëj  një balancë ekonomike dhe psikologjike me veten time.

 Mendoni se femra artistike vlerësohet më shumë se një aktor mashkull?

 Unë do të them se të dyja  gjinitë vlerësohen njëlloj. Kush ka talent del në dritë. Ka shumë femra që po vlerësohen, po ashtu dhe meshkuj. Sot talenti është në radhë të parë.

 Kjo do të thotë që shoqëria shqiptare nuk është maskiliste?

Unë fola për artistët. Ku emancipimi është më i lartë. Ndërsa në zonat rurale. Në komunitete të ndryshme, ku shihen përdorimi i dhunës, them që shoqëria shqiptare është maskiliste.

 Problemi  më i madh i femrës shqiptare sot?

Ekonomia. Femrat shqiptare janë të ndërvarura, s’kanë një ekonomi të tyren ndaj dhe trajtohen jo mirë. Por femra tani ka një progres të madh, por që s’ka ende atë status që duhet të ketë. Dua të them që dhe arsimimi është një problem. Jo të gjitha femrat si nga ana ekonomike por dhe nga ana e xhelozisë nuk kanë terren të arsimohen sa duhet. Por duhet të jenë të kujdesshme në përzgjedhjen e njeriut të jetës.

 Preferencat në art?

Një nga aktoret e mia më të preferuara që me sharmin e saj, bukurinë, elegancën, finesën, zgjuarsinë më ka bërë për vete është  Merilin Strip.