Policia italiane informoi sot se ka arrestuar dhjetë persona, të cilët merreshin me trafik droge të llojeve të ndryshme, që nga kokaina, heroina e marijuana.
Mes të arrestuarve më shumë ka shqiptarë, por edhe italianë, algjerianë e tunizianë. Operacioni u kodua “Country Hide”, ndërsa 50 karabinierë kanë marrë pjesë në të, duke kryer arrestime, por edhe hetuar të tjerë, të cilët dyshohet se kishin role të caktuara në bandën e trafikut të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane.
Të akuzuarit akuzohen për tregti droge, por edhe për vjedhje, të kryera në disa ferma lokale. Të arrestuarit kishin krijuar gjithsej katër banda, me anëtarë të etnive të ndryshme dhe vepronin në komuna të ndryshme të Raguzës.
Në burg përfundoi shqiptari:
Mesar Ruçi 44 vjeç
Në arrest shtëpie përfunduan shqiptarët:
Francesko Liko 26 vjeç
Artur Liko 26