Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
Një motor mësohet se është përplasur me një automjet.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit ndërkohë është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime lidhur mbi aksidentin.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.