Goditën me grushta policin e Bashkisë, pranga 32-vjeçarit, shoku hetohet i lirë

535
Sigal

Kundërshtuan me dhunë shërbimet e Policisë Bashkiake, prangoset një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Nga specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, është arrestuar në flagrancë M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Sipas njoftimit, ky shtetas dhe disa persona të tjerë, më datë 31.07.2019, gjatë vënies së disa kangjellave në trotuarin e rrugës “Dritan Hoxha”, kanë goditur me grushta njërin nga punonjësit e policisë bashkiake dhe i kanë penguar ata për kryerjen e detyrës.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. H., 35 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim një publik”.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme .