Ndonëse studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e nëntë dhe kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave pa dialog, kryeministri Edi Rama vijon të kërkojë dialog.
Së fundmi kryeministri ka publikuar një foto në Instagram me pyetjen “Pse po na ikin orët pa folur”?
Studentët protestuan sot para Kuvendit, ndërsa më pas u zhvendosën para godinës së kryeministrisë.
Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave.