Përfundoni gjithmonë duke konsumuar ushqime të thata? Mos fajësoni më veten por muzikën

Nëse e gjeni veten duke porositur një darkë plotë yndyrë dhe kalori në vend të ushqimeve të shëndetshme, duhet të fajësoni muzikën dhe jo veten.

Duket e pabesueshme por një studim i fundit nga Universiteti i Floridës së Jugut ka vërtetuar se muzika e restoranteve përcaktojnë se si do shkojë biseda jonë dhe çfarë do porosisim.

Sigal

Nëse restoranti ka muzikë të lartë në sfond atëherë konsumatorët kanë tendencën të porosisin ushqim jo të shëndetshëm, e nëse muzika është e qetë atëherë konsumatorët kanë më shumë gjasa të zgjedhin alternativa më të shëndetshme.

Të dhënat e studimit u bazuan në një eksperiment në një restorant ku u vendos muzikë ambientale dhe e lartë.

Në më shumë se 20% të rasteve klientët porositën ushqime të yndyrshme kur në sfond kishte muzikë të lartë në krahasim me klientët me muzikë të qet në sfond.

Udhëheqësi i studimit Dr Dipayan Biswas shpjegon se muzika e fortë ndikon në rritjen e ritmeve të zemrës dhe stimulon stres ç’ka e bënë njeriun të jetë më i gatshëm të ushqehet me ushqime të thata dhe plotë yndyrën.

Ndërsa muzika qet ka një efekt qetësues dhe i bënë njerëzit më të ndërgjegjshëm për atë që do porosisin.