Përmbarimi shkoi ti sekuestronte shtëpinë, çfarë gjeti policia në banesën e emigrantit

1010
Sigal

Në një shtëpi të pabanuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës rreth orës 15.00 shërbimi përmbarimor ka shkuar për të ekzekutuar sekuestron e banesës për llogari të një banke ku rezultonte me kredi.

Kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur dy armët e përshtatura për sniper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.

Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin  e një vendimi për dorëzimin  e apartamentit bankës.

Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

Sekuestrohen armë ne nje banese, shpallet në kërkim poseduesi i apartamentit

Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Sherbimi Permbarimor dhe me pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 1 snaiper;
  • 1 automatik
  • 1 pistoletë
  • 4 sileciator

– krehera me fisheke

– nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane

  • fenelina, mjete dhe veshje policie;
  • kapuça.

Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale.