VIDEO/ U zhduk në lumin Erzen, vazhdojnë kërkimet për të riun nga Tirana

Vazhdojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen.

Polombarët e RENEA-s edhe gjatë ditës së djeshme dhe sot, vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20-vjeçarit Xhorxho Seferi.

Sigal

Gjatë ditës së sotme do të devijohet nga forcat xheniere edhe një pjesë tjetër e lumit, me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur.

Përgjatë shtratit të lumit, kërkimet vijojnë edhe nga një grup punonjësish policie të Stacionit të Policisë Farkë.